Gjenevë, 28 mars (Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne kanotnin e Cyrihun, Lucernin dhe Ticinon edhe ne Gjenvë me 2 prill do te mbahen zgjedhjet parlamentare, ku diaspora shqiptare eshte mobilizuar per të votuar kandidatet e tyre me të mirë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Skender Salihi (MCG) kandidat për deputet: Votimi eshte nje proces i demokracise aq sa obligim, po aq edhe kombëtar!

Minsitrja zvicerane Fabienne Fischer për ATV: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi…

Sipas ministres zvicerane «Çdo komunitet sjell në Gjenevë, sikur edhe shqiptaret, dinamizmin e tyre dhe ky diversitet kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në prosperitetin e ekonomisë sonë lokale, si dhe në pasurinë kulturore të Gjenevës… »
Zgjedhjet paralamenrtare ne Kantonin e Gjenevës do mbahen me 2 dhe 30 Prillit 2023. Më 2 prill do të zhvillohen edhe zgjedhjet për Këshillin e Madh me mbi 600 kandidatë. Pra, rilli do te jete muaj i zgjedhjeve ne disa kantone ne Zvicër, ku po merr pjese edhe diaspora shqiptare e cila do te prezentoj kandidatet e vete ne parti te ndryshme zvicerane.
Këta jane kandidatet shqiptare qe do garojne per deputete ne zgjedhjet parlamentare ne Kantonin e Gjenevës qe do te mbahen më 2 prillit 2023: 1-Xhevrie Osmani, 2-Skender Salihi, 3. Fitore Duraku, 4-Leonard Ferati, 5-Arber Jahija, 6-Hassan Bytyqi, 7-Ardonat Lokaj, 8-Edon Duraku, 9-Sami Gashi, 10-Ismet Kurteshi, 11-Artur Bushi, 12-Bashkim Januzi dhe 13- Denis Aziri
