20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, gazetari: Nëse shqiptaret nuk janë unik në Evropë, mundë të dështojnë sikur në Zvicër, ku me votat e shqiptarëve fituan partitë politike, por jo kandidatët shqiptar për deputetë!

Bruskel, 7 qershor -Paralmenti Evrpian tashme ka filluar votmet per eurodeputetë. Numri i deputetëve rivlerësohet para çdo rinovimi të Parlamentit Evropian. I fiksuar në 705 pas Brexit, numri i eurodeputetëve sivjet do jet në 720 për zgjedhjet evropiane në qershor 2024. Muharrem Salihu, eshte nje kandidat shqiptar nga Lugina e Presheves (Medvegja) i pari dhe i vetmi si kandidat shqiptar nga Italia për deputetë ne PE! Gazetari Nefail Maliqi permes redaktorit  te agzetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka dhënë detaje nga Brukseli për votimin për zgjedhjet në Paralmetni Evropianë.

Nefail Maliqi: Zgjedhjet ne Parlamentin Evropianë do kenë ndikim të madh në të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve ne ballkan

Parlamenti Evropian (PE) nuk është sikur parlamentet kombëtare, por, megjithatë, duhet ta ketë një shumicë të nevojshme për të miratuar vendime. Zgjedhjet për këtë institucion me seli në Strasburg nisën më 6 qershor dhe do të mbarojnë më 9 qershor. Ato zhvillohen në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.  Për rolin dhe rndesin e keytre zgjdhjeve, gazetari yne njohur Nefail Maliqi ka thenë per gazeten zvicerane Le Canton27.ch se Zgjedhjet ne Parlamentin Evropianë do kenë ndikim të madh në të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve ne ballkan.. »

Dje në Holande e neser ne gjithe vendet e BE-së nis procesi për zgjedhjet në parlamentin e Europës. Do të votojnë mbi 373 mln qytetarë. Edhe mediat duket se bëjnë fushate, perderisa disa thone se keto zgjedhje evropiane do te fitojne Partitë socialdemokrate, disa tjere thone se Partia Popullore Europiane pritet të fitojë.

Për dallim nga vitet e meparshme ka gjasa të medha që sivjet për herë të parë ne mesin e 720 deputetëve evropiane te jete edhe nje shqiptarë. Eshte ky Muharrem Salihu nga Medvegja, një veprimtar i shquar i ceshtjes kombëtare dhe avancimit të proceseve demokratike në Itali i cili qe prej dy deceniesh jeton dhe vepron si biznesen injohur dhe i suksesshëm ne Venezzia te Italisë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Injorimi i votimeve ne PE nga diaspora shqiptare apo mosuniteti i mërgimtareve ne Itali per te votuar kandidatin e tyre te vetem, mund ta paguajnë shtrenjt shqiptaret

« Nëse shqiptaret nuk janë unik në Evropë, mundë të dështojnë sikur në Zvicër, ku me votat e shqiptarëve fituan partitë politike, por jo kandidatët shqiptar për deputetë!.. Ne fakt shptaret e fituan nje deputet ne Parlementin zvicerane, por bazuar nga numri i madhe i shqiptareve ne Zvicer, mbi 300.000 do te kishin mundur te fitojmë se paku 3 apo 4 deputete, por vota e shqiptareve qe e shkaperdedhur përmes shume kandidateve per deputete te partive te ndryshme zvicerane. Injorimi i votimeve ne PE nga diaspora shqiptare apo mosuniteti i mërgimtareve ne Itali per te votuar kandidatin e tyre te vetem, mund ta paguajnë shtrenjt shqiptaret. E kemi fjalën për kandidatin shqiptar z.Salihu që ka gjasa te fitoje meqë eshte i vetmi kandidat shqiptareve dhe votatat e diapores sone normalisht duhet shkuar tek ai, nese shqiptaret nuk do te vraponin pas kandidatëve italianë për iks interesa..Ne të kunderten, nese shqiptaret nuk do jenë unik, mundet qe vota e tyre të grabitet nga kandidatet tjere te partive politike, sikur shqiptaretne Zvicer që deshtuan dhe mbeten me gishta n’gojë! Dhe kjo histori ishalla nuk na persitet ketyre diteve me zgjedhjet Parlamentare ne Evrope.. » ka thene Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Parlamenti Evropian është i vetmi institucion evropian i zgjedhur drejtpërdrejt dhe anëtarët e tij përfaqësojnë qytetarët e BE-së. . Pra nga data 6 deri më 9 qershor rreth 400 milionë qytetarë europianë do të thirren në qendrat e votimit për të rinovuar Parlamentin Europian (i quajtur edhe « Parlamenti Europian » ose « Eurodhoma »), një nga institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Në Itali zgjedhjet europiane do të mbahen të shtunën më 8 dhe të dielën 9 qershor.

« Po eshte fakt se ne mesin e kandidateve italian, evripian jam i vetmi shptarë. Por, meqe konkurenca eshte e madhe dhe po zhvillohet nje fushate dinamike, kjo mavret edhe gatishmeria dhe vullneti i shqiptareve për t eme votuar. Deri tash punet jane duke shrkuar mirë ku kam hasur mbeshteje jo vetme ngas bashkeokmabsit e mir nga fgjtha trojet tona, por edhe nga shume miqe e qyetetarë italianë dhe te huam tjere të jetojne në Itali… » ka deklaruar sot për gazeten zvcerane  Le Canton27.ch Muaharrem Salihu nga Medvegja, kandidat i vetëm shqiptar ne zgjedhjet e 6-9 qershorit te ketij viti për deputet te rinje ne Parlamentin Evropian ne Strasbourg.

Kurti thirrje diasporës shqiptare: Votoni partitë socialdemokrate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate. Sipas tij, këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme. “Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”.

PPE do pritet të propozojë Ursula De Leyen sërish për presidente të Komisionit Europian, ndërsa socialistët pritet të jenë të dytët. Në Europë, shtetet kryesisht drejtohen nga qeveri të majta, ndërsa në zgjedhjet e Parlamentit Europian votohen më shumë partitë e djathta.

Numri i deputetëve të dërguar në Bruksel nga shtetet anëtare varet nga popullsia e tyre. Ky proporcionalitet quhet degresiv: shtetet më pak të populluara kanë një numër vendesh që popullsia e tyre nuk do t’i lejonte t’i zinin.

Çdo shtet anëtar përfaqësohet në bazë të popullsisë së tij dhe ka të drejtë për të paktën gjashtë vende: ky është rasti i vendeve më pak të populluara të BE-së si Malta, Qiproja dhe Luksemburgu. Numri maksimal i eurodeputetëve të kualifikuar është 96, që korrespondon me vendet e mbajtura nga Gjermania.

Italia është vendi i tretë më i përfaqësuar në Parlamentin Evropian, me 76 vende, pas Gjermanisë dhe Francës (79), dhe përpara Spanjës (59). Pas zgjedhjeve të qershorit, numri i eurodeputetëve do të rritet në 720, për të pasqyruar ndryshimet demografike të viteve të fundit.

Megjithatë, Italia nuk do të përfitojë nga kjo rritje, e cila do të zgjedhë sërish 76 përfaqësues (Franca, Spanja dhe Holanda, megjithatë, do të kenë nga dy deputetë më shumë).

 

 

 

Derniers articles