12.5 C
Berne
mardi 21/05/2024

Zana Avdiu « bombardohet » me komente negative ne TV shqiptar. Ajo që fyu yllin e ekipit zviceran Xhakën pati reagime pozitive nga Serbia

Tirane, 22 dhjetor -Zana Avdiu dhe Enida  Bozheku, të ftuara në “Opinion” në Tv Klan u përplasën në një debat lidhur me statusin e aktivistes për veprimin e Granit Xhakës ndaj lojtarit serb në ndeshjen e Botërorit. Eksperti Gjeladini u shpreh se Avdiu ka marrë reagime pozitive nga serbët për statusin e saj, ndërsa Bozheku u tha me ironi “armiku i armikut tim është miku im”. Kjo ‘ndezi’ gjakrat mes dy të ftuarave pasi Avdiu nuk e cilëson veten armike të shqiptarëve dhe i thotë Bozhekut t’i kërkojë falje, ndërsa ajo kundërshton, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke nxjerrur citate nga ky debat tv në « Opinion », emision ky mjaft i shikuar i gazetarit te njohur Blendi Fevziu

Zana Avdiu: Nuk jam armike e shqiptarëve dhe kisha pasur shumë qejf që të kesh kujdes dhe të kesh një gjuhë korrekte sepse të thuash “armiku, armiku yt është miku im” është një nxitje urrejtjeje këtu në studio kundër meje. Tani do kërkosh falje sepse unë nuk jam armik i shqiptarëve.

Enida Bozheku: Nëse do sherr, bëjmë sherr.

Zana Avdiu: Nuk jam armik i shqiptarëve dhe unë flas çdo ditë, punoj çdo ditë për të mbrojtur këtë vend, për të mbrojtur Kosovën.

Enida Bozheku: Zonjë e nderuar, unë bëra …

Zana Avdiu: Duhet ta tërheqësh dhe të kërkosh falje.

Enida Bozheku: Jo, nuk të kërkoj  falje njëherë se unë faljen e konsideroj të shenjtë dhe e jap atëherë kur realisht gaboj dhe duhet ta jap dosido, e para. E dyta,  më dëgjo argumentin.

Zana Avdiu: Nuk jam armike e shqiptarëve.

Enida Bozheku: Tani  nëse do të më sulmosh dhe të bësh zhurmuesin, fol. Unë bëra një batutë,  quhet batutë, ironi, sarkazëm, janë tre elemente që lidhen me leksikun dhe gjuhën e komunikimit.

Zana Avdiu: Jo në  këtë rast.

Enida Bozheku: “Armiku i armikut tim” lidhet me Serbinë sepse në mendësinë, ne flasim në aspektin kriminal më të zgjeruar se ajo çka po thua ti, ku mendësia e atij tjetrit që e konsideron zotin Xhaka për arsye të mirëditura, s’ka nevojë t’i përsëris këtu, historike dhe të të gjitha gjërave që ka kaluar historia  e shpejtë e shqiptarëve të Kosovës, se janë shqiptarë të Kosovës të mos e harrojmë, të  cilët serbët në një moment të atillë kur gjejnë tek ti një shprehje të tillë që sulmon në një moment të tillë entuziazmi Granit Xhakën për një veprim të tillë…

Në debatin “Opinion” në Tv Klan për statsuin e Zana Avdiut ndaj Granit Xhakës u thja se ajo ka marrur bi 2 milionë komente negative kunder dejlaatave fyese te Zhana Avdiu ndaj ftubollistit zvicerano-shqiptar babai i te cilit ishte tgroturruar ne burgjet serbe. Jo vetme kaq, qindera komentues nuk e akzuojne aq Zana Avdiuin, sa TV  i cili e ka ftuare ate ne studiu për te fyer dhe kompremetuar jo vetem yllin e NATI-t Xhakën,  por edhe Zvicren dhe shqiptaret te cilet po mbajkan nje « rrugac » si kapiten?!, shkruan ne fund gazeta Le Canton27.ch Aucune description disponible.

Derniers articles