15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Vuçiq (s’) shkon në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

bERNË, 2 dhjetor -Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se gjatë fundjavës do të vendos nëse do të shkojë në Tiranë, për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Pas takimit me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat, Oliver Varhelji, Vuçiq tha se Varhelji i tha: “Aleksandre, duhet të marrësh pjesë dhe t’u thuash 27 prej tyre çfarë mendon”.

Edhe Ana Brnabiq mendon se duhet të shkojmë. Nuk shoh shumë kuptim, por jam gati, tha Vuçiq dhe kujtoi se ka shkuar në çdo samit, në dialog, nuk ka humbur asnjë, me mirëbesim dhe me qëllimet më të mira.

A e kuptoni që kur shkojmë në Bruksel duhet të “lindim”, të fusim një gjysmë fjalie, se çdo gjë e nënshkruar duhet zbatuar. Betejat e ditës dhe të natës për të vënë tre fjalë në ndonjë tekst, tha Vuçiq.

Ky është mandati im i fundit, besimi i madh i popullit që duhet ta justifikoj, nëse kam arritur ta bëj dikë të dëgjojë vuajtjet e popullit serb në Kosovë, nuk më intereson që kam humbur në sytë e dikujt, theksoi Vuçiq.

Nuk më vjen turp nga emocionet, nuk i kuptoj njerëzit që nuk kanë emocione kur është fjala për mbijetesën e popullit tim, tha Vuçiq.

Duke folur për Strategjinë e Medias, tha Vuçiq, a keni media në ndonjë vend të BE-së që shajnë lidershipin shtetëror.

Nuk na mjafton demokracia, liria, veçse presidenti shan nënën dhe shkruan me vite se merr pjesë në krim. Kush i mat ato lloj lirish? Për të parë atë vend dhe për të parë ato liri. Demokracia ka përparuar vetëm në Serbi, tha me ironi Vuçiq.

Varhelji tha se rregulli themelor i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është se ai nuk mund të jetë i suksesshëm pa përfshirjen e të dyja palëve.

Nuk duhet kuptuar si një vërejtje negative e vazhdueshme, të cilën Serbia e thekson, është një rregull i përgjithshëm që ne gjithmonë duam ta theksojmë, është përgjigjur Varhelji i pyetur për shpjegimin e deklaratës nga BE-ja “i ftojmë të dyja palët”.

E pamë se çfarë ka ndodhur, ka pasur veprime të shumta të njëanshme, prandaj kjo fjali duhet gjithmonë, për të parë angazhimin e të dyja palëve, nuk është negative, tha Varhelji.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...