1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

Vuçiq kërkon nga Erdogan që t’i bëjë presion Thaçit dhe Hotit që mos ta njohin Izraelin

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”.

 

Kjo është pika e parafundit e dokumenteve të nënshkruara nga pala kosovare dhe ajo serbe në Uashington.

Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pas nënshkrimit të këtij dokumenti, ka vendosur ta shkelë atë.

Pjesë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë ishte edhe pika ku Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën. Po ashtu, Kosova dhe Serbia janë zotuar se do t’i hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Por, njohja formale nga Izraeli ende nuk ka ardhur. Për këtë, Vuçiqi ka kërkuar nga ky vend që ta rimendojë vendimin për njohje të Kosovës.

“Ata janë miq tanë, vëllezër, dhe shpresoj se ashtu edhe do të mbeten, dhe i lus edhe një herë që të rimendojnë se çfarë vendimi do të marrin”, ka thënë Vuçiqi sot para mediave në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Presidenti serb tha se i kupton lojërat politike në të cilat “dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman, duke menduar në Kosovën, e njeh Izraelin”, por shtoi se duhet pritur, sepse Izraeli fillimisht duhet të marrë vendim për çështjen e Kosovës.

Ai shton se do të donte të shihte se çfarë do t’i thotë presidenti turk presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kryeministrit Avdullah Hoti nëse e hapin ambasadën në Jerusalem.

Në konstatimin se Turqia nuk është e kënaqur as me Serbinë që po e zhvendosë ambasadën në Jerusalem, Vuçiqi tha se të gjithë janë nga pak të pakënaqur.

“Ka shumë që janë të pakënaqur për gjëra të ndryshme, të shohim… të shohim se çfarë do të bëjë Izraeli, a do ta njohë Kosovën… Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur ta nënshkruajë atë dokument, por e ka pasur dokumentin e vet”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se Serbia dhe Izraeli janë miq, ndërsa theksoi se Serbia qysh në vitin 1917 ishte vendi i parë në botë që e miratoi deklaratën e Balfourit dhe e ka njohur Izraelin, gjë të cilën ai shpreson se do ta vlerësojë qeveria izraelite.

“I kuptojmë lojërat politike ku dikush dëshiron të thotë se edhe një vend tjetër mysliman, Kosova, do ta njohë Izraelin. Super nëse Kosova e njeh Izraelin, por së pari duhet Izraeli ta njohë Kosovën, kurse atëherë Kosova le ta bëjë punën e vetë… Të shohim çfarë do t’u thotë Erdogani Thaçit e Hotit”, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Derniers articles

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Krerët e Interpol-it shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për ATV pas takimit me presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Raisi

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...

Jeta dhe cmimet me ne Shkup, megjithate dallojne nga ato ne Tiranë, Beograd apo Zagreb

Berne, 29 nentor -Më pak të famshëm se Spanja apo Tajlanda, kryeqytetet e Evropës Juglindore po e gjejnë gradualisht vendin e tyre në "listën...