10.5 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Vitia uron Perparim Ramen, kryetarin e ri te Prishtines!

Per lakmi.. Kshtu bejne burrat👏 Vitia uron Ramen per Prishtinen!

Pranimi i rezultateve dhe urimet mes kandidateve sikur Vitia dhe Rama, kjo na jep shprese se lideret, Kosova eshte ne rruge te mbare me zgjedhje demokratike qe do t’i xhelozonin vendet fqinje, sivjet ka treguar pjekuri politike qe nga 14 shkurti, 17 tetori dhe sot me 14 nentor, proces ky qe eshte konform standradet evropiane dhe nderkomvetare

Urime Kosove🇽🇰 Urime shqiptare🇦🇱 nga☕️🇨🇭

Alban Hyseni ka fituar zgjedhjet në komunën e Gjilanit sipas rezultateve të KQZ-së.

Nga 100% e votave të numëruara, Hyseni ka 21 mijë e 374 vota, ndërkaq Lutfi Haziri ka 20 mijë e 515 vota.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar kundërkandidatin e tij Alban Hyseni për fitoren në Gjilan

Nisma i fiton zgjedhjet në Malishevë

Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka dal fitues i zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Ai ka marr 10.394 vota, teksa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës. Isni Kilaj ka marr 9.147 vota.

Sot në Kosovë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Përfundon numërimi, kjo parti fiton në Podujevë

Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të jetë kryetar i Komunës së Podujevës.

Pas numërimit të të gjitha votave, Bulliqi ka marrë 51.48 përqind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Ekrem Hyseni ka marrë 48.16 përqind.

Përfundon numërimi i votave, Përparim Rama kryetar i ri i Prishtinës

Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës.

Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Ai ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.

Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.

LDK-ja fiton edhe në Fushë Kosovë

Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dal fitues i zgjedhjeve në Fushë Kosovë.

Berisha ka marr 7.864 vota.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Enver Bajçinca i ka marr 4.044 vota.

Përfundon numërimi i votave, PDK-ja rimerr Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer Prizrenin, pasi Shaqir Totaj doli më i votuari në zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë.

Totaj mori 51.01% të votave, duke lënë pas Mytaher Haskukën me 48.99% të votave.

Kështu Totaj mori besimin e 173.359 qytetarëve për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme me Prizrenin.

Thellohet epërsia e Shaqir Totajt në Prizren

Votat e fundit që janë numëruar në Komunën e Prizrenit kanë përmbysur rezultatin, meqë aty printe Mytaher Haskuka.

Aktualisht, në Prizren i pari ka dalë Shaqir Totaj i PDK-së i cili ka thelluar epërsinë në afro 1 mijë vota.

Shaqir Totaj aktualisht ka 26 mijë e 850 vota.

50,90%

MYTAHER HASKUKA- LVV

25 mijë e 900 vota,

apo 49,10%

Përfundon numërimi në Istog, fiton Ilir Ferati

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Istogut, ku fitues ka dalë Ilir Ferati i LDK-së.

Sipas KQZ-së, Ilir Ferati ka 9.503 vota apo 56.20%. Bekë Berisha ka 7.406 vota apo 43.80% të votave.

Në këtë komunë udhëheqë LDK prej pasluftës, ndërkohë që është hera e parë që kryetar nuk është Haki Rugova.

Sokol Haliti fiton zgjedhjet në Viti

Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar zgjedhjet në Komunën e Vitisë.

Ai ka marr 51.48% të votave të përgjithshme në këtë komunë.

Ndërkohë kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje Arsim Ademi ka marr 48.52% të votave.

Bie perandoria e Naim Ismajlit, Shtimja me kryetar të ri

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes. Perandoria e Naim Ismajlit nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka rënë sot. Ai e ka pranuar humbjen e parë pas plot 21 vjetësh.

Nga numërimi i 100% të votave të rregullta, në KQZ fitues figuron Aliu me 50,71% të votave, krahas 49,29% të votave sa i ka marrë kundërkandidati i tij dhe kryetari i deritashëm i qytezës së Shtimes.

Ismajli tha se e njohin dhe e pranojnë rezultatin.

“Të nderuar qytetarë të Shtimes, Ju falenderojmë për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë. Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajten sot, nuk na kanë nxjerrë fitues prandaj rezultatin e njohim si të tillë dhe presim rezultatet përfundimtare të cilat do t’i respektojmë. Jemi krenarë që ju kemi shërbyer për 21 vite rresht dhe juve qytetarë të Shtimes ju dëshirojmë fat!”, shkroi Ismajli.

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...