Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata. Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, ka vdekur në moshën 60 – vjeçare, konfirmon avokati dhe agjenti i tij i vjetër Matias Morla.
Ai pësoi një arrest kardiorespirator në shtëpinë në Tigre, ku ishte vendosur pas operacionit në kokë, ka shkruar gazeta “Clarin”.
Ja shkrimi në Argjentinë
Mediat argjentinase kanë raportuar se legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ka vdekur.
Gazetat argjentinase “Clarin” dhe “Ole” shkruajnë se fituesi i Kampionatit Botëror pësoi një arrest kardio-frymëmarrje të mërkurën në mëngjes me kohën lokale në qytetin Tigre.
Gazeta nga Argjentina
Maradona kohët e fundit ka bërë një operacion për të hequr një mpiksje gjaku nga truri i tij.