1.8 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Rusët ne toke te huaj nuk luftojne njelloj si kur mbron token e vet!

Shkruan: Iris Gjinovci

Kur Napoleoni u nis me 600 mije ushtare per te pushtuar Rusine, ishte ndeshur me pare me ruset qe luftonin ne Europe krahas prusianeve e austriakeve dhe i kishte mundur cdo here. Por nje rus ne toke te huaj nuk lufton njelloj si kur mbron token e vet. Ushtria ruse luftoi me kurajo, e ndihmuar dhe nga dimri e hapesira pafund e shkaterroi Armaten e Madhe te Napoleonit. Sot Europa ka rastin e rralle te kete nje komb te tere ukrainas me 10-20 milione ushtare qe duke mbrojtur veten po mbrojne Europen. Po nuk e ndau mendjen tani te rreshtohet me te gjithe potencialin e saj mbas Ukraines neser nuk mund te llogarise qe qytetet e saj t’i mbrojne femijet e perkedhelur europiane te cileve dhe video lojrat me lufte ia kane ndaluar neper shkolla qe te mos iu zhvillojne agresivitetin. Rusia nuk ndalohet me dhurata ekonomike as me territore: Cecenia, Krimea, Gjeorgjia, Siria, Biellorusia, Donbasi, Moldavia, jane vetem apetizers, Kosova, Shqiperia, Bosnja, Kroacia, Polonia, Cekia, Hungaria, Shtetet balte, Finlanda jane hapi tjeter. Shtetet europiane qe mbeten, kur t’iu vije Rusia te dera, do jene nje çape buke, do t’ia kene zili statusin e vasalit Biellorusise. Putini eshte njeriu me i pasur ne bote, luften po e ben per hegjemoni. Kortesit ne Meksike vetem i rritej oreksi nga dhuratat e perandoreve e kacikeve acteke, qe te komprometuar ne luksin e vet kujtonin se te gjithe blihen. Nuk ka kurre boll pare te blesh te pandershmit qe kane forcen ne duar, ata permbahen brenda kufijve te tyre vetem kur kane perballe forcen. Sot forcen e kemi te plote. Europa 400 milioneshe + Ukraina 40 milioneshe te bashkuara ia dalin Rusise. Vec e vec bien.
Njeriu nuk ka ndryshuar, eshte ai qe kane analizuar filozofet antike, por me pervojen mijeravjecare mund te permiresoje strategjine e mbrojtjes ndaj te keqes, perndryshe mund ta heqe lenden e historise nga shkollat. Le te shpresojme se kohet e veshtira vene ne balle te kombeve europiane njerez te mencur e kurajoze, qe dine ta perballojne te keqen me vendosmeri e angazhim te plote.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...