6 C
Berne
vendredi 29/03/2024

U kërcënua nga deputetja e partisë së Millosheviqit, Kamberi: Ishin të koordinuara me Vuçiqin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar dje në seancën parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviq, pas debatit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Paunoviq ka thënë se nëse nuk arrihet që të bëhet arrestimi i Kamberit, të paktën ai duhet të dëbohet nga Serbia.

Kamberi ka thënë se e gjithë kjo ishte e koordinuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në Serbi nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë të vërtetë rreth Kosovës. Ndoshta tentohet që përmes deklarimeve të tilla ta bëjnë frikësimin tim”.

“Unë nuk di se deri ku janë në gjende të shkojnë, megjithatë është ligji për Kuvendin i cili i garanton secilit deputet që ta shprehë bindjen e tij të lirë. Unë kam thënë ato që kam thënë dhe unë do të vazhdojë njësoj – të shohim se deri ku janë në gjendje të shkojnë”, tha Kamberi.

Ai shton se në Serbi ekziston një opozitë e përçarë dhe një pjesë e saj i shërben Vuçiqit për mbulimin e deklaratave të tij.

“Serbia është katandisur keq me një opozitë të tillë. Sot gjithçka është e kontrolluar nga Vuçiq”.

“Vuçiq në replikën që pati tha se nuk guxon askush të kërcënojë, mirëpo të nesërmen deputetja Paunoviq jep një deklaratë fashiste dhe ai ende nuk ka reaguar – gjithçka flet për koordinim – për të më dhënë mua një mesazh dhe për ta paraqitur atë si të moderuar”.

“Vuçiq u mundua që përmes parlamentit t’i përçojë një mesazh komunitetit ndërkombëtar se po humbet durimi dhe se mos na bëni trusni”.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...