7.5 C
Berne
lundi 28/11/2022

Lirim BEGZADI: U fitua një betejë, por jo edhe lufta!

       Një uri e madhe për ndryshime u shpalos në horizontet e demokracisë dhe të politikës kosovare. Përmes demonstrimit të një akti demokratik konformë vlerave dhe parimeve moderne, ndodhi ajo që pritej dhe nevojitej që kah moti, ajo që nuk mund të shmangej, ajo që e mbanë pra epitetin e ndryshimeve të diktuara nga domosdoshmëria e kohës!

U votua, si zakonisht, pro dhe kundër një politike! Një respekt për një vlerë kaq të vyeshme të votës demokratike, meriton po të njëjtën shkallë respekti, si për « humbësit » ashtu edhe për « fituesit », aq më tepër e rëndësishme kjo nisur nga fakti se bashkëjetesa e dy protagonisteve të përmendur do të vazhdojë edhe më tutje, me shpresën e një harmonie të ripërtërirë dhe të konsoliduar!

Duket se akterët e një transformimi politik në shoqërinë kosovare ishin ata të cilët nuk mund të vazhdonin të kënaqen me një rreth vicioz, jo pra me një politikë të ngulfatur në kriza të njëpasnjëshme, me një politikë reformash « pa reforma », me premtime dhe programe idealiste, me patriotizma të llojit të vetë, … e shumë gjëra të tjera, vështirë nganjëherë me i ra në fije!

 

Nëmungesë të konkretizimeve të gjithë atyre premtimeve dhe programeve aq të përfolura në agjendat politike, përfundimisht dhe gradualisht, të shumtë janë ata që filluan t’a gjejnë veten dhe perspektivën e tyre diku jashtë vendit, diku larg vendit të vetë! Një sinjal ky jo vetëm domethënës, por edhe vërtet alarmant!

Sipas një vizioni neutral, simbolika për ndryshime është ajo e cila sot bie më së tepërmi në sy, ndoshta shumë më tepër se sa emri i një partie apo individi, edhe pse këto procese duken të pandashme.

Lidhur me etapën e radhës, një triumfalizëm i ngutur apo i tepruar nuk iu shkon me siguri përshtati as demokracisë dhe as nevojave të kompromiseve të domosdoshme për jetësimin e reformave të premtuara dhe të domosdoshme të cilat e presin vendin. Edhe një eufori e ngutshme nuk do te ishte e dobishme. Nuk jetojmë në një vend ku çdo gjë do të duhet të fillojë që nga e para!

Do të kërkohet gjithsesi bashkëpunimi dhe bashkëjetesa me të tjerët, qoftë brenda qoftë jashtë vendit! Është e pamundur të imagjinohet që konteksti aktual i Kosovës do të duronte një qeverisje politike e cila nuk do ndërtohej në baza të bashkëpunimeve dhe respektit të ndërsjellë.

Nëse demokracia e bëri punën e vetë, bile në përputhje me kërkesat që dalin nga nevojat e ndryshimeve, tani mbetet që e gjithë kjo të kurorëzohet me procese të tjera të ndërtuara në baza të nderit, të respektit, të kompromiseve politike dhe sidomos të nevojave dhe interesave të popullatës së vendit.

Shpresohet gjithashtu se disa punë të mëtutjeshme nuk do të dominohen nga inatet e ditës apo ato « tradicionale ». Pa asnjëfarë hezitim, ky vlerësim bazohet në disa përvoja të hidhura nga e kaluara. Por, çdo përvojë ngërthen në vete të mirat dhe të këqijat e saj, të cilat në momentin e duhur ballafaqohen domosdoshmërish me reflektimin e arsyes dhe të kohës. Janë pikërisht këto komponente në të cilat shpresohet se do të identifikohen proceset e ditëve në vijim.

Një emërues i përbashkët për zgjedhjet e ditës së sotme: u fitua një betejë, por jo edhe lufta!

Derniers articles

Thaci, Selimi dhe të tjerët..festuan 28-Nëntorin, Ditën e flamurit në burgun e Scheveningenit. Ja cfarë thonë nga Haga..

Hagë, 28 Nëntor -Sikur shqiptaret ne ballkan dhe diaspore edhe ish-krerët e UÇK-së sot w kanë festuar 28-Nentorin, Diten e flamurit në Hagë. Njësia e...

Imami shqiptar në Zvicër Rijad Aliu me tirqi dhe 300 plisa feston Ditën e Flamurit

Gjenvë, 28 Nëtnor -Si ne Shqiperi, Kosovë e mbare shqiparët në ballkan edhe diaspore gjate uikendit te fundit  ka shenuar Ditën e Pamvresisë së...

NËNTORI KOMBËTAR🇦🇱

SHKENDIJE BERISHA-PACOLLI A është nëntori muaji kur ne shqiptaret (që jetojmë në mërgatë) ndjehemi më të afërt me njeri tjetrin, të mbërthyer nga një eufori...

Ekspoze e prof.dr.Musa Limanit ne Berne te Zvicres ne konferencen e diaspores

“Proceset integruese ekonomiko-shoqërore, sfidë kryesore e shqiptarëve në Mileniumin e Ri”, mbajtur në Konferencën shkencore me temë: Sfidat e botës shqiptare në Mileniumin e...

Mediat zvicerane dhe evropiane nga Katari: Mesazhe urrejtjeje gjenocidale – Serbët provokojnë Kosovën

“Mesazhe urrejtjeje gjenocidale” – Serbët provokojnë Kosovën me flamuj ngha podrume («Völkermörderische Hassbotschaften» – Serben provozieren den Kosovo mit Garderobenfahne); "Serben provozieren mit Fahne...