16 C
Berne
dimanche 1/10/2023

« Bayraktar » nuk ndalet!..Turqia e Erdoganit, po bëhet superfuqia e tretë botërore. Ai vishet në kuqezi me pilotët e tij para avionit lufarak pa pilot !

Avioni pa pilot “Bayraktar Kizilelma” )“Molla e Kuqe”) në majat botërore të industrisë luftarake. A eshte ky nje sukses i radhes i presidentit Edogan qe ne njefare menyre u deshmua pse deshen tga rrëzoj ndokush nga pushteti, por pa sukses !, shrkuan gazerta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Avioni luftarak pa pilot i Turqisë “Bayraktar Kizilelma” (Molla e Kuqe) ka prekur arritje të shumta në historinë e aviacionit botëror, duke kryer fluturime në TEKNOFEST 2023, raporton Anadolia.

 Zhvillimi dhe prodhimi i avionëve

Në deklaratën e prodhuesit turk të mjeteve ajrore pa pilot Baykar thuhet se avioni “Bayraktar Kizilelma” dhe avioni luftarak turk pa pilot “Bayraktar Akinci” pas testimit të parë më 24 prill 2023 dhe më pas në TEKNOFEST arritën një sukses të madh, e para e tillë në historinë e aviacionit botëror.

Përkatësisht, në qiellin mbi Stamboll, “Bayraktar Kizilelma” dhe “Bayraktar Akinci” kanë kryer disa herë të njëjtin fluturim, gjë që është vërejtur nga vizitorë të shumtë të TEKNOFEST-it dhe qytetarë të tjerë.

Përveç këtij fluturimi magjepsës, TEKNOFEST, festivali më i madh i aviacionit dhe teknologjisë në Turqi, i mbajtur në Aeroportin Ataturk në Stamboll nga 27 prilli deri më 1 maj 2023, pa arritje dhe suksese të tjera të rëndësishme.

“Bayraktar Kizilelma” ka kryer disa herë një fluturim formacioni së bashku me jet “SoloTurk”.

Më pas, më 1 maj, ditën e fundit të TEKNOFEST 2023, “Yjet turke”, të përbërë nga avioni luftarak pa pilot “Bayraktar Kizilelma”, avioni luftarak F-16 Soloturk dhe avionët F-5, kryen një performancë të paprecedentë në qiell.

Ata arritën të kryejnë një fluturim formacioni në formën e një flote, e cila tashmë konsiderohet si “fillimi i një epoke të re” në historinë e aviacionit botëror.

Vazhdojnë aktivitetet në fushën e zhvillimit dhe prodhimit të avionit “Bayraktar Kizilelma”, dy prototipe të të cilit janë prodhuar me sukses deri më tani. Prodhimi masiv i avionit luftarak kombëtar pa pilot të Turqisë është planifikuar të fillojë në vitin 2024.

Gjithashtu, avioni “Bayraktar Kizilelma” si dhe avioni luftarak pa pilot Bayraktar TB3 u gjetën më 10 prill në kuvertën e anijes turke TCG Anadolu, anija e parë luftarake pa pilot në botë. Fluturimet testuese nga ajo anije duhet të fillojnë në vitin 2025.

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...