4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Tri poezi nga poetja Violeta Kadriu

Violeta KADRIU, shkrimtare nga Podujeva*


SONTE PRANË TEJE

Sonte pranë teje dua të shtrihem,
sonte pranë teje dua të gëdhihem,
e tëra pranë teje të shkrihem,
me buzëmjaltën Tënde të ngihem!

Se sonte po më vonon agimi,
se sonte po më sfidon tundimi,
shpirtin ma ka mbështjellë drithërimi,
i dashurisë më është sosë durimi!

KUR T’ MË MARRË MALLI PËR TY E S’TË KAM

Do të ngjitem me ngutë
në majë dege qershie,
do këpus kalaveshin blerosh
e me qershi kuqëluar,
do i gllabëroj kuqaloshet
me afsh dashurie,
epshin për buzët e tua
me to për ta shuar.

Do e pres me ëndje stinën
sa të zverdhet ftoi,
një nga një të gjithë verdhoshët
do i mbledh me radhë,
t’ ua ndiej aromën në çdo cep
ku ndihet gurgullimë kroi,
të ma kujtojnë aromën tënde
prej erëmiri të rrallë.

Do të pres me ëndje
sa të çahen fiqtë,
skaj brigjeve të atij deti
të bukur të Ulqinit,
do hap pijen më të shijshme
me ty e me miqtë,
duke u quar të fala valëve t’bregdetit
të Vlorës , Sarandës, Shëngjinit.

Kur të më merrë malli
e s’ të shoh me sy,
do shtegtoj në çdo hije luleje bliri
t’ u qahem sa e vetmuar jam,
në to do më gjejë ngushëllim halli,
se po digjem si flakë qiriri,
s’ do lejoj që askush të mendojë as në ëndërr
se harruar të kam.

Kur të mërzitem shumë
e s’ do ta di se ku je,
jehonën e zërit tënd
në simfoni violinash do e kërkoj,
edhe pse ndoshta nga malli
lotët do më rrjedhin rrëke
e shpirti im  » Oh, sa më mungon, i dashur »
pandërprerë do të rënkojë!

Kur të më merrë malli
për netët me ty,
do lus Hanën ta shtrijë vellon më t’ kuqërreme
anekënd Dardanisë,
e ziliqarët t’ i shitojë djalli,
le t’ ngujohen në të ferrit dry
mjafton ne të dy ta mbajmë gjallë
« Betimin e Dashurisë »!

CILA SOT SHIJON MË SHUMË

A aromë dehëse e blirit,
a puthja jonë sot më shumë shijon,
gjithë telat e shpirtit e rrahjet e gjirit,
cila më shumë sot na i trazon?

A aromë bari, mbush plot lule,
a degë pishe, përplot bilbila e pëllumba, vallë,
a puthja jonë plot pekule
afsh rinie prapë na ngjallë?

A valëzim magjik e mahnitës liqeni,
me ujë kristal mali përrallor,
apo bashkim i buzëve tona të dashuruara,
bekuar me afsh hyjnor?

A shije e ëmbël e verës së kuqe,
a aromë çlodhëse kafeje,
a puthja jonë e dëlirë e pa truqe,
sfidon blerimin e malit skaj reje?

A aromë rozmarine, portokalli e shege,
a zall i nxehtë e shkumbëzim vale deti,
apo puthja jonë nën reflektim dritash e drurë mështege,
e nën tinguj serenadash qyteti?

A ndriçim dielli buzëmbrëmjeje të kësaj vere,
a reflektim fytyre hëne mbi lum,
a puthja jonë shkëmbyer nën puhizë ere,
cila ka vlerë sonte e shijon më shumë?

Athua çfarë sonte shijon më shumë,
athua çfarë shijon më gjallë,
apo kur shkëmbejmë puthje ndëvete ne të dy,
gjithçka përreth nesh mbetet përrallë?!

 

Dy fjale per autoren e poezive

Violeta Kadriu u lind më 14. 12. 1967 në Podujevë, si fëmia i parë i poetit llapjan, Kadri Kadriut.Filloren dhe të Mesmen e kreu në vendlindje, me nota maksimale, për të vazhduar F. Ekonomik në Prishtinë.

Me art merret që në vegjëli, në veçanti me krijime letrare, poezi dhe prozë, si dhe me solokëndim.

Libri i saj i parë me poezi është” TË PRES”, botuar më 2022 në Prishtinë, tek SHB” Lena Grafic” dhe tani është gati t’ i botojë edhe dy përmbledhje tjera ma poezi.

Për poezi eshte vlerësuar larte dhe e nderuar me mirënjohje dhe cmime shumë herë:

-Vendi i Parë- Takimet Kulturore “ Kadri Kadriu”, 2012, Podujevë;
– Çmimi “ Afrim Maliqi”, Podujevë, 2020;
– Lider Nderi Artistik- 2020 në Festivalin” Antologji Poetike Kombëtare” e “ Jehona Shqiptare”, Tiranë;
– “ Pena e Artë” Dritëro Agolli”, 2021, Tiranë;
– Vendi i Parë, Takimet Letrare” Ora e Tahir Deskut”, 2022, Klinë;
– Çmimi “ Gjergj Fishta”, Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë, Revista” Kuvendi”, 2021;
– Çmimi” Afrim Maliqi”, 2022, Podujevë;
– “ Pena e Artë” e vitit 2021, 2022, 2023 nga “ Klubi Letrar” Princ Muzaka”, Tiranë;
– Çmimi” GARIP TROCI” nga Akademia” Troci. Al”, Tiranë- 2023;
– Çmimi” PREMIO VIDA NACIONAL DE LA LITERATURA”- 2024, Kolumbi;
– “ GOLDEN PEN AWARD”- 2024, nga “ GLOBAL WRITERS ACADEMY”e shumë e shumë Çmime tjera kombëtare e ndërkombëtare ndër Grupe Letrare.
Jeton në Kosovë.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...