4.6 C
Berne
mardi 27/10/2020

Tragjedi në Gjermani, humbin jetën tragjikisht dy vëllezër nga Kosova

Dy vëllezër nga komuna e Deçanit janë goditur dje për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë. Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17.

Bazuar në informacionet e para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Detaje se si ka ndodhur rasti kanë dhënë edhe nga Policia e Gjermanisë

“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

ImageDëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Për aksidentin tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy vëllezër me prejardhje nga Deçani, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

Në postimin e ambasadës thuhet se po bëhet çdo gjë për t’i qëndruar pranë familjes Arifaj.

Ambasada e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet familjes Arifaj. Bashkë me Konsullatën e Përgjitshme të Kosovës në Bavari, Ambasada është duke bërë çdo gjë që familjes Arifaj t’i qëndrojmë pranë në këto çaste të vështira.

 

Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. 

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka thënë se Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë zie tejet pikëlliese tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë”, ka thënë ai.

Derniers articles

Azili në Zvicër: Statistikat në tremujorin e tretë të vitit 2020. Shqiptarët “mungojnë”

Berne-Wabern, 23 tetor -Nga fillimi i korrikut deri në fund të shtatorit 2020, Zvicra regjistroi 3.161 kërkesa për azil, një rënie prej 14.3% krahasuar...

Mjekja e njohur shqiptare ne Gjermani, Dr.Aurora Meta Dollenberg, presidente e FME: Ja kur do të merrë fund pandemia

Presidentja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Tv Klan tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë...

Kosova anëtare në OKB-se jo para vitit 2040!

Shkruan: Nefail MALIQI     Hashim Thaci po flet pi ner dardhë nga Brezovica paska thënë se "Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e...

Dita Ndërkombëtare e OKB-së. 75-vjet «lufte» për paqë dhe liri të popujve

Me rastin e dites ndërkombëtare se OKB-se, 75-vjetorit te kesaj organizate boterore dje gazetari ynë në Gjenevë Nefail Maliqi (20 vite ne OKB) permes...

AIC, Mesazh i Drejtoreshës së Përgjithshme të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Gjenevë, 21 tetor (Nefail Maliqi) -Klubi Diplomatik i Gjenevës të enjten e kaluar (21 tetor 2020) ka organizuar dreke pune, tribune kjo e reflektimit...