21.5 C
Berne
samedi 30/09/2023

Të paktën 57 viktima nga aksidenti i trenave në Greqinë Veriore

Autoritetet greke njoftuan se numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Tempe, në Greqinë e Veriut, ka arritur në 57.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke përdorur vinça dhe makineri të rënda për të kërkuar për trupa të pasagjerëve nën rrënojat e trenave të përfshirë në aksident, ndërsa Greqia është zi kombëtare dhe mijëra njerëz kanë dalë në protesta për sigurinë hekurudhore.

Burimet diplomatike shqiptare në Athinë kanë pohuar se mes pasagjerëve rezultojnë edhe tre shqiptarë të zhukur.

Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar për Zërin e Amerikës emrat e tre shqiptarëve të zhdukur: Klaudia Lato, Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi.

Nga përplasja e dy trenave janë evidentuar edhe të paktën nëntë shqiptar të plagosur që ishin udhëtarë në trenin e pasagjerëve.

Dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për aksidentin

Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë. Kreu i stacionit lokal hekurudhor, një 59 vjeçar i ngarkuar me përgjegjësinë e sinjalizimit, është arrestuar nën dyshimet se ishte i pakujdesshëm, tha një zyrtar i policisë, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë përse dy trenat ishin në të njëjtat shina në të njëjtën kohë. I dyshuari ka mohuar akuzat duke thënë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një dështimi të mundshëm teknik.

Greqia ka një sistem të vjetëruar hekurudhor. Shumë trena lëvizin në shinat e njëjta, ndërsa në shumë zona mungojnë sistemet e sinjalizimit dhe kontrollit automatik.

Ministri i Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen pas aksidentit, ndërsa zëvendësuesi i tij u ngarkua me ngritjen e një hetimi të pavarur për shkaqet e aksidentit.

“Përgjegjësia do të caktohet”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një fjalim televiziv të mërkurën vonë, pasi vizitoi vendin e aksidentit.

“Ne do të punojmë që fjalët ‘kurrë më’… të mos mbeten një premtim bosh. Këtë të premtoj”, tha ai.

Ndërkohë banorët në Larisa u rreshtuan për të dytën ditë për të dhënë gjak, e ndërsa shumë prej tyre prisnin në shi të fortë për më shumë se një orë./VoA

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...