12.8 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Ndeshja Zvicer-Kosovë / Më 29 mars Cyrihu do « pushtohet » me shqiptarë, do te bëhet kantoni i 27-të në Zvicër!

Bernë, 29 mars -Ditën e marte, sot në stadiumin e “Letzigrund” të Cyrihut do të përballen Zvicra e Kosova. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Zvicër e identifikojnë veten me të dy përfaqësueset. Me Kosovën, prej nga e kanë prejardhjen, dhe me Zvicrën, vendin ku jetojnë dhe që ua ka dhënë mundësitë e mëdha. Për ta ndjekur ndeshjen miqësore mes “vllezërve” (Zvicrës dhe Kosovës) ditën martë Cyrihu i banuar me mbi 70 mije shqiptare ëhstë bërë me 100 mijë shqiptarë, nese llogarisim mysafirët e sotëm nga Kosova dhe kantonet tjera te Zvicrës do te “pushtohet” me shqiptarë ku pritet të mblidhen mbi 30 mije tifoze brenda e jashtë stadiumit “Letzigrund” në Cyrih. Do ketë perforcime të mëdha policore për ta mbajtur rendin. Nga Prishtina ne Cyrih do te kemi pos 50 anetareve nga ekipi i KF Kosova, do jene edhe 30 gazetarë qe do ta ndjekin ndeshjen miqesore mes Zvicrës dhe Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Historike: Për herë të parë do të kemi ne stadium me një publikë që do t’i duartrokasin dy akipeve, atyre qe do të shenojne gol! Sot kantoni i Cyrihut bëhet me 100 mije shqiptare!

Sikur Agim Ademi nga KFK Kosova ashtu edhe Murat Yakin nga kombetarja zvicerane (NATI) gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i kane thene se me 29 mars ne Cyrih nga ndeshja mes Zvcres dhe Kosovës presim ne ndeshje sa interesante po aq edhe te mire dhe fer, ku do te fitojne me te mirët! Ndryshe ne intervisten e fundit tajneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin rewdaktoreit te gaztes zvicerane Le Canton27.ch i ka thene se:  Jemi gati për ndeshjen Zvicer-Kosovë. Do të fitojnë më të miret!

“Ky është takimi i parë që do të zhvillohet pas shumë kohe. Kam përdorur këtë kohë për të qëndruar në kontakt të ngushtë me lojtarët. I kam vizituar ata, i vëzhgova dhe shikova se si po luajnë. Është një gjë e mirë që mund të fillojë me një kamp trajnimi para dy lojrave. Kemi para nesh dy ndeshje të mira, me kundërshtarë të mirë. Ne mund të përdorim këto ndeshje për të parë atë që është prapa, por ne duhet të përqendrohemi në atë që është para nesh. Edhe pse këto janë dy lojëra miqësore, kemi dy mundësi, dy kundërshtarë…” i ka thënë trajneri i NATI-t z.Murat Yakin gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Loja e 29 marsit do te jete me shume se ndeshje, do jete nje ndeshja historike madje vëllazërore dhe mjaft e dhimbshme, sepse shqiptaret do te “luftojne” mes veti per te fituar, për t’i shënuar gole njeri-tjetrit, por te gjthe e kuptojne se kjo ndeshje nuk eshte me shume se nje loje sportive dhe duhet pranuar humbjen, por duhet edhe uruar fitoren e më të mireve.

Federata e Futbollit e Zvicrës natyrisht e ka marrë në konsideratë faktin se në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë kur ka vendosur për miqësoren me Kosovën. Miqësorja me Kosovën është e para e Zvicrës këtë vit në shtëpi. Helvetikët më 26 mars luajnë miqësore me Anglinë, ndërsa tri ditë më vonë, sot takohen me Kosovën në Zurichun e shumë shqiptarëve.

Në stadiumin “Letzigrund” në Zurich pritet të ketë shumë shqiptarë më 29 mars. Mesojme se ekipi të KF Kosova i cili do te arrije me 50 anerare, te shoqeruar me 30 gazetare nga Prishtina, do te kete edhe qindra tifoze tjere qe kane arritur gjate uikendit te fundit si dhe te hene dhe te marten drejt Cyrihut, ndokush me aeroplane e shumica me autobuse dhe vetura private. Cyrihu te marten do te jet i shqiptareve, ka shkruar gazeta zvierane ne shqip Le Canton27.ch duke shtuar se “Neser në Cyrih do te kemi kantonin e 27 me shqiptarë në Zvicër!..” (që e dëshmon edhe emri i gazetës zvicerane Le Canton27.ch)

Gazetari i Le Canton27.ch ne seline NATI-t ne Berne i shoqeruar me shefin e  informimit te kombetares zvicerane z.Adrian Arnold

“Me padurim po presim ndeshjen kundër Kosovës, me shumë tifozë kosovarë që jetojnë së bashku me ne në Zvicër. Te marten ne stadiumin e Cyrihut do te kemi tifoze shqiptare te cilet do te mbeshtesin jo vetem Kosoven por edhe Zvicren.. ”, ka thënë shefi i mediave nga Federata e Futbollit të Zvicrës z. Adrian Arnold për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.

Kantoni i Cyrihut me 1 520 968 banore, ne mesin e tyre edhe mbi 70 mije shqiptare, bashke me ta edhe 30 mije tifoze neser, ky qytet do te jete i “pushtuar” nga shqiptaret nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e  Preshevës dhe Mali i Zi..

Do jene mbi 30 mije tifoze në stadium dhe jashtë. Tifozet thone: Per ne kryesore eshte se kembet e shqiatarëve do te fitojnë, meqe ata do te shenojne gola!

Ja cfare thone tifozet shqiptarë ne Zvicer, editori i gazetës Bota sot Xhevdet Mazrekaj dhe deputetei me origjine nga Kosova Përparim Avdili, deputet në Parlamentin e Cyrihut. Edhe në Federatën zvicerane kanë lënë të kuptohet se presin që në ndeshjen Zvicër – Kosovë të ketë shumë shqiptarë. Ndeshja miqesore e se martes mes Zvicres dhe Kosovës do te jete interesante, emocionale madj e edhimbshme dhe histroike se per here te pare do të kemi ne stadium nje publik me tifoze qe do t’i duartrokasin dy akipeve. Per ne kryesore eshte se kembet e shqiatarëve do te fitojnë, meqe ata do te shenojne gola, ka shkruar agzeat zvcerane Le Canton27.ch

Perparim Avdili, deputet ne Zvicer per gazeten zvicerane Le Canton27.ch lidhur me ndeshjen e 29 marsit mes Zvcires dhe Kosovës ka thëne  ai se do te ndjek lojen perseafermi i cili qysh mato ka rezervuar bileten me shume miqe zviceran¨w dhe shqiptarë. “Ndeshja normalisht do te jete emocion i vecante. Pres nje feste futbolli, meqe dhe eshte miqesore dhe qe te gjithe ta shijojne ne radhe te pare ate feste pa marre parasysh se kush fiton. Une besoj qe Zvicra do ta fitoj sepse grumbullon nje diverzitet talentesh ku pra bejne pjese dhe shqiptare qe jane shtylla kryesore te ekipit..”

Kurse Xhevdet Mazrekaj editor nga gazeta Bota sot per Le Canton27.ch ka pohuar se “Pres nje loje te mire dhe fer mes dy ekipeve. Dihet ndokush do te fitojë, por une personalisht, cili futbollist qofte do t’i duartrokas, cili ekip do te fitonte, do te me gezonte dhe do te festoj. Per mua krejt një,  si Kosova si Zvicra, dy shtet jane vende te mia qe i kam ne zemer meqe jam rritur dhe zhvilluar tek te dyja..”

“Ndeshjen do ta ndjek live bashkë me miqtë. Për mendimin tim, kjo lojë simbolizon historinë e suksesit të Zvicrës sonë multikulturore. Si President i FC World Religions, jam plotësisht i bindur se futbolli gjithashtu ka aftësinë të sjellë tolerancë dhe ndjeshmëri në shoqërinë tonë. Pres sot një festival futbolli të drejtë por emocionues. Kam vënë bast për një barazim…” ka thene Muveid Memeti, jurist, njëherit kryetar i FC Religonen ne Bernë.

Ndersa i riu nga Presheva, qe jeton dhe vepron ne Flawil të St.Gallen Edip Edipi thote se do ta ndjek lojen permes ekranit televiziv. “Une me shume interesim do e pres ndeshjen mes vllaznive apo siq po i thone mes  Zvicres dhe Kosovës. Kam vendosur kesdja radhe ket ndeshje ta prese ne shtëpi para televizionit ku ndihem me komod. Une do të duartrokas dy ekipeve, atyre qe shonjne gol, qe mendoj se kombet e shqiptarit do te shenojne gola kendej e andej. Rezultati do jete barazi 2:2..”

 

Sot shqiptaret ne ndeshtjet futbollistike ne Evropë prezentohen permes tri apo katër kombëtareve ate shqiptare, te Kosovës, Maqedonisë Veriore, Zvicrës etj.. Se a mendon se ka ardhur koha qe futbolli shptare te paraqitet ne tepihun e gjelbert me nje kombëtare?

Kesaj pyetje te gazetes Le Canton27.ch kryetari i KFK z.Agim Ademi ju eshte pergjigjur se “Është fakt që futbollistët shqiptar paraqiten në shumë kombëtare, por ata jetojnë dhe janë zhvilluar në ato shtete. Ne jemi federatë që jemi pranuar më së voni në UEFA dhe një pjesë e lojtarëve e kanë pasur të pamundur të kthehen për të luajtur për Kosovën, për faktin se kanë qenë pjesë e ekipeve tjera kombëtare. Jam krenar që përveq se kemi futbollistë shqiptar që paraqiten në 3 apo 4 shtete, sidomos per ata ne Zvicër te cilet jane ciklesor dhe shmbuill integrimi te cilet po ngrisin imazhin jo vetem te Zvicres por edhe te kombit tonë. Por siq e dini, ne bejme sport e jo politike. Nese sot kemi dy apo tri kombetare ne disa shtete te ballkanit kjo eshte bere pa fajin tonë. Për te pasur nje kombëtare, ne nuk mundemi te ecim para politikes..”

Nuk përjashtohet mundësia që Kosova të ketë përkrahje më të madhe se Zvicra në “Letzigrund” të martën e 29 marsit. Në “Letzigrund” tashmë ka luajtur Kosova. Më 29 maj të vitit 2018 ishte përballur në miqësore me Shqipërinë. Kosova kishte fituar 3:0. Stadiumi ishte mbushur me 18 mijë e 700 shikues, shumica e konsiderueshme shqiptarë.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka ndryshuar ballinin e saj, duke vene paralajmërimin e UEFA-s (logon) për ndeshjen e 29 marsit me Cyrih mes Zvicres dhe Kosovës

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...