21.5 C
Berne
samedi 30/09/2023

Rreth njëzet ushtarë zviceran kanë rezultuar më Covid19 në Kosovë

Prishtinë, 3 dhjetor -Në Kosovë, situata pandemike si ne gjtha vendet evropiane, eshte dramatike dhe jashtëzakonisht e rrezikshme, ku numri i te infektuarve ka kaluar shifren 40,000 të infektuar dhe më shumë se një mijë viktima, numër ky i madh për një vend të vogël si Kosova. Redaksia e gaztes zvcerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »  qe e interesuar për situatën e COVID-19 në mesin e ushtarëve zviceranë (Swisscoy) në Kosovë.

Karahas gjendjes alarmante perballe pandemise COVID-19 ne Kosovë edhe situata ne mesin e ushtareve zviceran në SWISSCOY ne Kosovë, mund te thuhet se nuk eshte edhe aq e mire, meqe nga 165 , 20 sish jane te infetkuar nga COVID-19

Do përkujuar se ne marsin e këtij viti 165 ushtarë nga kontigjenti i ri Swisscoy ishin aktualisht në karantinë  

“Brenda kontingjentit Zviceran, ka rreth 20 ushtarë që kanë dalë pozitivë nga virusin, nga pranvera e vitit 2020 e deri më sot. Këta pjesëtarë të ushtrisë nuk kishin simptoma ose simptoma të lehta. Ata ishin të izoluar në vend dhe mbikëqyren mjekësisht nga Medicines Zviceranë të SWISSCOY…” ka deklaruar sot për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” z.Daniel Seckler, shef për komunikim nga Swissint. (« Au sein du contingent suisse, il y a environ 20 soldats qui ont été testés positifs au virus depuis le printemps 2020 jusqu’à aujourd’hui. Ces membres de l’armée ne présentaient aucun symptôme ou des symptômes légers. Ils ont été isolés sur place et sont supervisés médicalement par les Médics suisses de la SWISSCOY. »)

Mëshohet se Ushtarët SWISSCOY ishin në karantinë parandaluese në mars dhe shtator, pak para se të fillonin misionin e tyre në prill (kontigjenti 42) dhe tetor (kontigjenti 43). Sidoqoftë, kjo ishte pjesë e kursit të trajnimit zviceran në Stans dhe jo kontigjenti që u vendos në Kosovë. Kjo na lejoi të siguroheshim që asnjë ushtar nuk e kishte sjellë virusin nga Zvicra në KFOR.

SWISSCOY vitin e ardhshem dop te rris numrin e ushtareve ne Kosovë, në 190 ushtarë. Misioni i tyre paqësor vazhdon deri në fund të dhjetorit të vitit 2023

Ndersa, rreth rolit të ushtareve zviceran ne rajonin e prekur me COVID-19 z.Seckler ne vazhdim ka deklaruar se “SWISSCOY mbështet, për shembull, me ekipet monitoruese (LMT) përpjekjet e misionit ndërkombëtar për shpërndarjen e materialit të organizuar nga KFOR, të tilla si doreza ose maska, në popullsi (« La SWISSCOY soutient, par exemple, avec les équipes de monitoring (LMT) les efforts de la mission internationale pour distribuer le matériel organisé par la KFOR, comme des gants ou des masques, parmi la population.« ) ka thënë z.Seckler, duke shtuar se « masat e higjienës zbatohen edhe për anëtarët e SWISSCOY, të tilla si larja e rregullt e duarve, mbajtja e maskës higjienike dhe respektimi i distancave, në mënyrë që SWISSCOY të vazhdojë të kryejë detyrat e tij. përkundër situatës aktuale. Përveç kësaj, ushtarët testohen për virusin para se të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë…”

Ushtarët zviceranë nuk kanë nevojë të futen në karantinë ne Zvicër kur hyjnë nga Kosova. Në fakt, kushdo që hyn në Zvicër nga Kosova, ndër të tjera, duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë. Sidoqoftë, anëtarët e misionit paqeruajtës zviceran në shtetin e Ballkanit tani janë të përjashtuar nga kjo.

Ne fund, do përkujtuar se aktualisht ne Kosovë sherbejne 165 ushtarë në kontigjentin 43 të SWISSCOY. Nga Prilli 2021, SWISSCOY do të rritet në 190 ushtarë. Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vjet tjera, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...