15.9 C
Berne
samedi 30/09/2023

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne kemi planin tonë.. »!

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e Komunave për shumicën serbe në Kosovë nga qeveria e Shqipërisë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano vlerësoi se çdo kontribut konstruktiv në dialogun në të cilin diskutohet për Unionin është mirëpritur, por se dialogu është e vetmja platformë ku duhet të zhvillohet një diskutim për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

 Brukseli, Ramës troc: Falemnderit, por ne kemi planin tonë..!

“Siç është thënë disa herë, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, ka konfirmuar Peter Stano. një përgjigje me shkrim të cilën e ka dërguar për media, percjell gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka konfirmuar më 8 qershor se ka dorëzuar në Berlin dhe Paris një draft tekst për formimin e Komunitetit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i Brukselit konfirmoi se ekziston një plan për të mbajtur diskutimin e parë të ekspertëve për statutin e Asociacionit më 5 dhe 6 qershor në Bruksel.

Me kete mund te thuhet se Stano nga BE ia ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të propozuar nga ai për Kosovën, për te cilin plan Brukseli i përgjigjet Ramës shkurt se « Ne kemi planin tonë.. » qe del sikur i thoite « mos u peziej ne pune te huaj, shiko Shqipërine te mos ngecin…

Takimi u anulua për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, dhe në vend të kësaj, përfaqësuesi special evropian për dialog, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin në ato data.

Ndërkohë, Stano konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të zhvilluar një debat mbi draft-statutin e Asocaicionit

“BE-ja, si lehtësuese e dialogut, është e gatshme që së shpejti të presë një seancë hartuese dhe të kontaktojë të dyja palët”, tha Peter Stano.

Bashkimi i komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013 si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy vjet më vonë, të dy palët u pajtuan për parimet mbi bazën e të cilave duhej të formohej, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa prej tyre nuk ishin në përputhje me ligjet e Kosovës.

Megjithatë, u konstatua se ata mund të pajtoheshin me Kushtetutën e Kosovës, por autoritetet ende refuzuan të formojnë Komunitetin.

Më pas, në fund të shkurtit, të dyja palët kanë pranuar Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve në bazë të propozimit të BE-së, ndërsa Aneksi për zbatimin e saj është rënë dakord edhe në prill.

Kosova refuzoi ta zbatojë këtë obligim. Muajt ​​e fundit, Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë presion mbi Prishtinën zyrtare që ta përmbushë këtë obligim.

Diskutimi zyrtar për draft-statutin e Komunitetit filloi më 2 maj në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u mbajt në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...