Berne, 2 qershor -Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka gjatë një interviste për BLICK, ka thënë se do t’i bëjë gati valixhet për 1 muaj të tërë, duke synuar kështu finalen e madhe të Kampionatit Europian, transmtoj gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Më 18 tetor 2009, Xhaka tha në Blick para Kampionatit Europian U17: “Unë do të paketoj valixhet për një muaj”. Dhe më tej: «Unë dua të jem kampion bote! Ne kemi luajtur së bashku në këtë formacion për vite me radhë. Nga pikëpamja kolektive, ne sigurisht që jemi më të fortë”
Një muaj më vonë, U17 u shpallën kampion të botës dhe për pasojë arritën qëllimin që Xhaka kishte vendosur
Dhe tani, dymbëdhjetë vjet më vonë, ai foli për Blick: “Unë hyj në çdo fushë dhe çdo turne me këtë qëndrim. Nëse nuk vendosni qëllime të larta, nuk mund të arrini asgjë. Ne kemi potencial për të bërë histori dhe e kemi treguar shumë herë. Patjetër që do të paketoj gjëra të mjaftueshme që do të zgjasin deri në finale”, tha Xhaka.
Në fazën e grupeve në “EURO 2020”, Zvicra do të luajë kundër Uellsit (12 qershor), Italisë (16 qershor) dhe Turqisë (20 qershor).