1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

Sot ne Davos të Zvicres nis Forumi Ekonomik Botror. Ne mesin e 50 qeverive pjesemarrëse, do jenë edhe tre kryeministra shqiptarë

Davos, 16 janar -Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror ka filuar sot pusnimet pesë ditore në Davos të Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nefail MALIQI
(Nga i derguari yne special ne samitin  boteror ne Davos)

«Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar » eshte motja e samitit te sivjem qe ka tubuar rreth 3000 liderë nga 130 vende, përfshirë 50 krerë të qeverive të qindra delegacione  nga mbare bota.

Ju kujtojmë, « ne të gjithë kemi rënë në një lloj krize », tha drejtori i WEF, Klaus Schwab, në një konferencë për luftën në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe problemet e alternuara në prokurimin e energjisë dhe ushqimit.

Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, kritike të njerëzve, duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres do jene në Davos. Siç dihet tashmë, presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në WEF. Megjithatë, sipas përgjegjësve, të ftuar të klasit të lartë nga SHBA janë aty, me disa senatorë, përfshirë edhe drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Përveç presidentit federal Alain Berset (50) dhe këshilltarëve të tjerë federalë, krerët e shteteve në Davos përfshijnë kryeministren finlandeze Sanna Marin (37), kancelarin gjerman Olaf Scholz (64), kryeministrin holandez Mark Rutte (55), kryeministrin spanjoll. Ministri Pedro Sánchez (50), kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis (54) ose kryeministri shqiptar Edi Rama (58).
Qysh tash jane marrru masat e sigurit ku jave te angzhaur qindra polcise, madje edhe pjesetare te armtes helvetike. Bëhet fjale per mbi 5000 ushtarë te cilet veq tashme janë dislokuar. Delegacion kinez prej 100 anetaresh do te jete sivjet problematike, për shkak pandemise me viruse te reja qe kane kapluar kete vend..

Davosi mbledh lideret e ballkanit..Tre kyeministra shqiptare në Forum Ekonomik Botëror

Programi i Takimit të 53-të Vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Përveç Kryeministrit shqiptar nga Tirana Edi Rama, pjesemarrjen ne samitin boteror ne Davos e ka konfirmuar edhe kryeministri shqiptar nga Prishtina Albin Kurti. Nga Mali i Zi merr pjese po ashtu kryEministrin shqiptar Dritan Abazovic, ka dhene lajmin para nje jave gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.chduke ju rferuar burimeve nga organizatoret e WEF ne Davos.

Davosi ka mbledhur lideret e ballkanit si Albin Kurti, Edi Rama, Dritan Abazovic, Kyriakos Mitsotakis, Dimitar Kovačevski, Aleksander Vucic. Nese ka mbledhur ldieret e ballkanit fourmi botero ne Davops, kjo nuk do te thpotzer se edhe ka bashkuar, kjo do te shifet se a do jene kooperativ diteve te ardhshme, ku disa kane ardhur për lobuar pro « Ballkanit te « hapur » e disa per ta luftuar « Ballkanin e kapur » nga sllavët

Krerët e shtetit zviceran në Davos nga 50 takime me personalitete botërore, do të takojne vetëm një lider nga ballkani, kryministrin e Kosovës Albin Kurtin

Autoritet zvieriane kanë marrë masat e sigurisë, ku janë të angazhuara qindra force policie, madje edhe pjesetare te armtes helvetike. Bëhet fjale per mbi 7000 forca, 5000 ushtarë dhe 2000 mije police, perfshire këtu dedektive dhe snajpere. Thene shkurt Davosi per pese ditet e ardhshme do jete i blinduar.

Ketu sdo harruar edhe mediat. Nga organiazhtoret kemi mesuar se mbi 300 gazetare te mediave prestigjioze boterore do te ndjekin për pese dite rresht  punimet  e Samit boteror ne Davos, ne mesin e tyre edhe nje medium i vetem ne shqip, gazeta zvicerane Le Canton27.ch

JA DISA ZHVILLIME QE DO TE NDOSHIN DITEVE TE ARDHSHME NE DAVOS

E hënë: Ceremonia e Çmimeve Crystal 2023 (6:00 p.m.)

E martë: Hapja nga Klaus Schwab, Fjalimi nga Alain Berset (10:45paradite), Ukrainë: Çfarë më pas? (13:00), Paraqitja Sanna Marin, Kryeministre e Finlandës (15:00)

E mërkurë: Ku jemi në pandemi? (9:00paradite), fjalim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres (11:15), panel me Satya Nadella, CEO i Microsoft (13:30), fjalim nga kancelari federal Olaf Scholz (3:45pasdite)

E enjte: Forumi i Hapur për Ndryshimet Klimatike dhe Migracionin (9:30paradite), Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut (11:30 paradite), Lidershipi i Grave (3:45 pasdite)

E premte: Børge Brende mban fjalimin përmbyllës (12:00)

Derniers articles

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Krerët e Interpol-it shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për ATV pas takimit me presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Raisi

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...

Jeta dhe cmimet me ne Shkup, megjithate dallojne nga ato ne Tiranë, Beograd apo Zagreb

Berne, 29 nentor -Më pak të famshëm se Spanja apo Tajlanda, kryeqytetet e Evropës Juglindore po e gjejnë gradualisht vendin e tyre në "listën...