2.9 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Sot në Bruksel takohet kryeministri shqiptar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq në raundin e radhes i dialogut Kosovë-Serbi

Bruksel, 2 maj -Në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi sot do te zhvillohet takimi i radhës të nivelit të lartë në mes të kryeministrit shqiptar te  Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Dy palet e kane konfirmuar pjesemarrjen qysh dje,  njofton nga selia e BE-së gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në lidhje me këtë takim, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare e analistët politikë kanë vlerësuar se agjenda e këtij takimi ku do të jetë e përfshirë edhe çështja e të pagjeturve do të shndërrohet në njërin nga indikatorët më kualitativë orientues për ecurinë e gjithë etapës përmbyllëse të dialogut.

Sipas tyre, në takimin e kaluar në Ohër u arrit marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, ndërsa në takimet e radhës ky proces i zbatimit të kësaj udjie vetëm se do të kulmojë dhe do të marrë epilog për të kaluar në një nivel më të lartë të bisedimeve.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka thënë se në këtë takim do të vazhdojë epilogu i njëjtë për t’u dakorduar ashtu siç ka ndodhur më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër.

Ai ka thënë se BE – ja duhet të dënojë sjelljen e Serbisë karshi dialogut në mënyrë që të avancohet tutje.

Sipas tij, çështja për të pagjeturit duhet të trajtohet me urgjencë dhe të zgjidhet përfundimisht.

“Çështja e të pagjeturve i tejkalon temat politike, ngaqë është krejtësisht humanitare, edhe përkundër faktit se politika ka vendosur për fatin e tyre që kanë humbur me dhunë gjatë luftës dhe që nuk janë gjetur as pas dy dekadash nga përfundimi i luftës. Çdo ditë që kalon është ditë dhimbje për familjet e tyre, ditë kujtimi dhe ditë pritjeje se kur do të gjenden e kthehen në Kosovë. Por, pala serbe që nga fillimi i dialogut më 2011 nuk e ka pranuar me prioritet temën e të pagjeturve, përkundër kërkesave nga pala jonë, kështu që, para secilës temë tjetër, tema mbi të pagjeturit do të duhej të merrte zgjidhje përfundimisht”, ka thënë Pula.

Ndërsa, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Pula ka thënë se Kosova me përgjegjësitë në dialog nuk do të duhej fare ta merrte në konsideratë Asociacionin si kërkesë “për shkak të mangësive të theksuara që i ka ai dokument i 19 Prill, 2013 për të shmangur eksperimente të tilla”.

“Bashkësinë e Komunave me Shumicë që del nga dokumenti i nënshkruar më 19 Prill, 2013 si “marrëveshje” e që në fakt nuk është “marrëveshje ndërkombëtare” sepse Republika e Kosovës duke mos qenë shtet anëtar i OKB-së, nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, siç kërkohet me nenin 21) të Ligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare; e poashtu, sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t’i vënë në fuqi; si dhe, sipas parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, të kodifikuara në Konventën e Vjenës të 1969-tës dhe Konventën e Vjenës e 1986-tës. Prandaj, pala jonë me përgjegjësitë në dialog nuk do duhej fare t’a merrte në konsideratë si kërkesë për shkak të mangësive të theksuara që i ka ai dokument i 19 Prill, 2013 për të shmangur eksperimente të tilla”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se ky takim do të jetë sërish një takim sikur i herëve të tjera, me protagonistët dhe qëndrimet e njëjta, teksa ka shtuar se Rusia e mbështet angazhimin e emisarit të BE-së, Lajçak në propozimet e tij, për t’i “dhënë” zgjidhje temave me anë të “normalizimit”.

“Nisur nga deklarimet publike të presidentit serb, Vuçiq dhe zyrtarëve tjerë serbë fare pak do të avancojë niveli i dialogut. Por, për këtë tolerim të tepruar kundrejt palës serbe fajtor është BE-ja”, ka theksuar ai.

Edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se si në takimet e deritanishme në mes të dy liderëve edhe ky i 2 majit, do të zhvillohet në atmosferë tejet të rëndë dialoguese, me pozicione diametralisht të kundërta, ku siç është shprehur ai, përafrimi i të cilave do të mund të bëhet vetëm me presione të jashtëzakonshme nga akterët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se kësaj radhe elementi më pozitiv i këtij takimi do të jetë përfshirja në agjendë e çështjes së zbardhjes së fatit të të pagjeturve, një temë skajshmërisht emocionale që deri më tash është injoruar teksa ka shtuar se trajtimi i saj do të shndërrohet në njërin nga indikatorët më kualitativë orientues për ecurinë e gjithë etapës përmbyllëse të dialogut.

Ajo që sipas tij e dallon këtë takim është që ka dakordim që nga takimi i kaluar për marrëveshjen e Ohrit dhe se kjo arritje e marrëveshjes, sipas tij, rezultoi me avancimin e Kosovës në tri nivele, si “Vendimi për liberalizimin e vizave, kalimi i fazës së parë për anëtarësim në KiE dhe zgjedhjet në veri”.

“Marrëveshja e Ohrit identifikohet me kthesën prej 180 shkallëve në pozicionin e kryeministrit Kurti ndaj Asociacionit. Ndryshimi i tij pozitiv në këtë përmasë fundamentale, që e zhbllokoi edhe rrugën drejt arritjes së Marrëveshjes Finale mes Kosovës dhe Serbisë, rezultoi me avancimin e Kosovës në tri nivele. Nëse epilogët e suksesshëm me liberalizimin e vizave dhe aplikimin në Këshillin e Evropës kanë pasur angazhime dhe investime të mëhershme, ajo që ndodhi me zgjedhjet në Veri ishte risi”, ka thënë Muhaxhiri.

Për Muhaxhirin, pranimi i rezultateve të pazakonshme zgjedhore nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë janë shenja të qarta për fillimin e transformimit gradual – simbolik dhe konkret, të rëndësisë së Listës Serbe në panoramën institucionale politike të Kosovës.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse nuk pranohet nga Kurti ajo që është kërkuar në këtë marrëveshje, Muhaxhiri ka thënë se përkrahjen më të fuqishme dhe lëvdatat më të mëdha nga ShBA-të dhe BE-ja, kryeministri Kurti i ka fituar pas dakordimit në Ohër dhe sipas tij, nëse Kurti e pranon Asociacionin në bazë të marrëveshjes do të shfaqet si humbës i dyfishtë, kurse para aleatëve ndërkombëtarë si partner jostabil për projekte madhore gjeopolitike.

“Është pak e besueshme që ai do ta cenojë këtë kapital politik të përfituar kaq vështirë me ndonjë manovrim populist, si në kohën kur ishte opozitar. Në qoftë se ai do ta bëjë një gjë të tillë, atëherë do të shfaqet si humbës i dyfishtë: para qytetarëve – për shkak të ndryshimit të qëndrimit shumëvjeçar ndaj idesë së Asociacionit, kurse para aleatëve ndërkombëtarë – si partner jostabil për projekte madhore gjeopolitike”, ka vijuar ai.

Marrëveshjen e Ohrit, Muhaxhiri e ka quajtur “energji të re” për dialogun.

“Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë një energji të re dialogut. Kompromisi i Kryeministrit Kurti ka rezultuar me progresin ndërkombëtar të Kosovës pas një periudhe të gjatë stagnimi. Modeli i shpërblimit të konstruktivitetit dhe ndëshkimit të destruktivitetit është udhërrëfyesi më efektiv për motivimin e palëve në përshpejtimin e arritjes së Marrëveshjes Finale”, ka thënë ndër të tjera Muhaxhiri.

Ndër të tjera, ai ka thënë se suksesi i dialogut do të varet nga zvogëlimi maksimal i hapësirave të liderëve kosovarë dhe serbë ndaj zvarritjeve tipike pseudopatriotike të proceseve të domosdoshme historike.

“E vërteta zhgënjyese është që vetëm me anë të presioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndërkombëtare mund të shpresohet në rritjen e sensit veprues të realizmit dhe pragmatizmit të lidershipeve në rajonin tonë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të premten me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi ka ndodhur në Delfi, ku kryeministri Kurti ka marrë pjesë në Forumin vjetor Ekonomik teksa ka theksuar se Marrëveshja bazë duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.

Ndërsa emisari Lajçak e ka quajtur këtë takim “shumë të rëndësishëm” për të ecur tutje në dialog teksa ka kërkuar të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën.

“ Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, ka thënë Lajçak.

Ndërsa të premten e 28 prillit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Liderët e të dy vendeve, Kurti dhe Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.

Takimi do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...