5.3 C
Berne
jeudi 18/04/2024

Adolf Ogi sot ka ditelindjen! Mbush 80 vjet! Urime z.President! Merci per Kosoven!

Ish-presidenti i Zvicres dhe ish-minister i mbrojtjes (zv.sekretar gjeneral i OKB-se) me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Berne, 18 korrik -Ishin keto fjalet me te cilat sot kam uruar mikun tim dhe te shqiptareve, presidentin Ogi!

Sigurisht ju kujtohet ky emer..Pra Afolf Ogi ishte president i Zvicres, njekohesisht minister i mbrojtjes mu ne Kohen kur Kosova ishte ne lufte me Serbine.

Ogi ishte zv.Sekretar gjeneral i OKB-se i cili angazhoi ushtrine zvicerane (perkunder neutralitetit) ne kuader te trupave te NATO-s (KFOR) per te vene paqen dhe stabilitetin ne Kosove!

Jo vetem kaq, ai dhuroi nga xhepi i tij 100.000 franga per Kosoven, shkollat, femijet… te prekurit nga lufta!

Ne vitin 2000 me nje grup gazetresh nga OKB isha mysafire i tij ne shtepi ne Kanderchteg (BE) ne Zvicer

“Me sytë e mi kam parë tragjedinë dhe vuajtjet e popullit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Prandaj si president dhe ministër i mbrojtjes pa hamendje kam dhënë nga buxheti im 100 mijë franga zvicerane » i ka deklaruar gazetarit te Le Canton27.ch ish-presidenti i Zvcrës Adolf ogi, njëherësh drejtues i Fondacionit « Swisscor » në Berne.

Emri i Adolf Ogit është i njohur ndër shqiptarët, sepse ai ishte president dhe ministër i Mbrojtjes i Zvicrës gjatë periudhës të luftës dhe pas luftës në Kosovë, kur Konfederata mori rolin e saj të veçantë përmes trupave të Swisscoy, Ushtrisë Zvicerane, kontigjentet e së cilës veprojnë prej dhjetë vitesh në Kosovë. Ai, në fakt ishte dy herë Presidenti i Konfederatës Helvetike më 1993 dhe vitin 2000. Më pas, prej shkurtit 2001, Ogi u emërua Këshilltar Special për Sportin, Zhvillimin dhe  Paqen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Adolf Ogi e ka vizituar Kosovën gjatë kohës të krizës dhe pas çlirimit. Gjatë një sër konferencash shtypi  apo intervistash ai ishte shprehur se përmes sportit mund të bëjmë shumë për paqen dhe stabilitetin, sidomos në ato vende të krizave apo konfliktuoze..” I lindur në vitin 1942 në Kandersteg (BE) të Zvicrës Adolf Ogi pas mbarimit të  studimeve në Universitetin e Londrës ai  u inkuadrua dhe ishte mjaft akti në organizimin e jetës dhe aktiviteteve  politike dhe kulturore, sportive dhe humanitare në vendin e tij.

Vizita e parë në Kosovë më vitin 1999

Se si e shef situatën aktuale në Kosovë pas dhjetë vitesh të angazhimit të ushtarëve  zviceranë (Swisscoy) në Therandë, ish-presidenti i Zvicrës Adolf Ogi gazetarit te Le Canton27.ch ju kishte përgjigjur “Kosova , sot  po ecën mbarë në rrugën e një vendi stabil dhe demokratik ku sot në rajon Zvicra po ndiqet si shembull për tolerancë dhe respekt mes popujve..”

Vizita e parë në Kosovë e një presidenti të Zvicrës,  Adolf Ogi ish në vitin 1999 kur në rajon nuk ishte rrezik vetëm për popullatën, por edhe për ndërkombëtarët.  Ishte 29 nëntori i vitit 1999 kur Ogi në cilësinë e ministrit të mbrojtjes u gjend në Kosovë bashkarisht me 130 trupa të Swisccoy-it që veprojnë  bashkërisht me trupat e Alenacës Veriotlantike në përpjekje të vënies së paqes dhe stabiliteti në rajon.

“Me sytë e mi kam parë tragjedinë dhe vuajtjet e popullit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Me skenat trishtuese isha shokuar dhe unë si president dhe ministër i mbrojtjes  pa hamendje kam dhënë nga buxheti im 100 mijë franga zvicerane për instalimin e infrastrukturës militare të ushtarëve të vendit tonë në Kosovë përkrah trupave të NATO-s..” i ka thene redaktorit te gazetes zvicerane Le Canton27.ch   ish-presidenti i Zvcrës Adolf Ogi, njëherësh sot drejtues i Fondacionit  » Swisscor » në Bernë.  Ky gjest me këto mjete financiare, sipas z.Ogi, kishte të vetmin qëllim pë lirinë dhe demokracinë e Kosovës të cilat mjete duket se dhanë edhe frytet e saja, ku sot Kosova është njohur si shtet edhe nga Zvicra dhe vendet e shumta botërore, të cilat njohje tashmë do të pasojnë edhe më shumë pas verdiktit të GJND-së për legalizimin e pavarësisë.

Çfarë do të thotë për ish-presidentin Adolf Ogi njohja e Kosovës nga Zvicra dhe  verdiktit të  i GJND-së për Kosovën  muajin e kaluar ai në vazhdim të bisedës sonë thotë se “Natyrisht me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë Kosovës ju janë hapur perspektiva të reja jo vetëm të njohjeve por edhe të integrimeve në instancat ndërkombëtare. Me këto njohje ndërkombëtare shpresojmë se një ditë edhe flamuri i Kosovës do të valojë në pallatin e OKB-së, bashkërisht me 192 flamuj tjerë të vendeve të ndryshme botërore, anëtare të kësaj organizate botërore.. ».

Fondacioni « Swisscor » nën patronatin e Adolf Ogit këtyre ditëve ka shënuar 10 vjetorin e funksionimit të Fondacionin e Fshatit të Fëmijëve Pestalozzi, një kompleks ndërtesash me fjetore, mensa, salla kinemash e shfaqjesh, kënde lodrash, zyra e mjedise të tjera, së bashku me 80 fëmijë, djem e vajza të moshës 9 deri 15 vjeç, si dhe 17 shoqërues të rritur të tyre, të ardhur nga Shqipëria dhe Bosnja. Do theksuar se SWISSCOR në drejtimin e z.Ogi ditë e saj vi po shndërrohet në një fondacion ndërkombëtar duke ndryshuar jetën dhe perspektivën e  fëmijëve të shumtë në botë, fëmijëve të vuajtur duke ju bëre një jetë më të mirë dhe të lumtur.

Fondacioni Swisscor mban firmën dhe emrin e Adolf Ogit, Këshilltar Federal i Zvicrës për Transportin, Mbrojtjen dhe Sportin për 13 vjet. Tragjedia e Kosovës dhe e fëmijëve të saj gjatë luftës duhet të ketë shërbyer si pikënisje për krijimin e Fondacionit Swisscor. „“Isha i shokuar duke parë dramën që përjetonin fëmijët gjatë luftës në Kosovë,“ nënvizoi Adolf Ogi në fjalën e tij. “Në çdo tre sekonda sot në botë vdes një fëmijë prej urisë, prej luftës apo kushteve mizore, andaj, shton zotëri Ogi, asaj kohe mendova që përmes Swisscor ta zbusja sado pak këtë dhimbje.“

 

 

 

Derniers articles

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...

Afaristi njohur shqiptar nga Davosi ne Forumin shqiptaro-zviceran në Gjenevë prezenton eksperiencën e tij në biznes

Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme...

Lideri i VLEN dr. Arben Taravani dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën, të shtunën e ardhshme në Cyrih do mbajnë një tubim i përbashkët...

Bernë, 17 prill -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i VLEN dr.Arben Taravani gjate ukinedit te ardhshem do te vizotojnë Zvicrën....