6.9 C
Berne
samedi 20/04/2024

Artistja Adelina Paloja shkelqeu ne koncertin e Edicionit te 35-te «Skena Verore Ulqinit -2022»

Ulqin, 17 korrik -𝐊𝐨𝐧𝐜𝐞𝐫𝐭 𝐬𝐞𝐦𝐢 𝐑𝐞𝐜𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐦𝐞 𝐎𝐫𝐤𝐞𝐬𝐭𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐪𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐑𝐓𝐒𝐇-𝐬𝐞 𝐧𝐞 me dirigjent Oleg Arapin ka qene e ftuar ne koncertin e Edicionit te 35-te «Skena Verore Ulqinit -2022» organizuar nga Qendra Kulturore e Qytetit ne muzeun e Ulqinit ne Malin e Zi, raporton nga Ulqini gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Festivali i kulutures i filluar ne 5 korrik qe do zgjase dy muaj, po mbahet mu ne ditet e sezonit veror, kur ne ket qytet gravitojne shume turiste duke pasuruar maredheniet nderkulturore mes shqiptareve ne dy anet e kufirit.

Me rastin e 35-vjetorit jubilat të manifestimit kulturor “Skena Verore -Ulqin” ka marrur pjese edhe solokengetarja e jone e njohur, Adelina Paloja e cila u prezentua nën shoqërimin e Orkestrës së harqeve të RTSH Radio Televizioni Shqiptar, me dirigjent Maestro briliant Oleg Arapi dhe sopranoja e talentuar ulqinake Gjylie Pelingu, me te cilen ka interpretuar se bashku disa nga perlat e arieve vokale-operistike nga literatura e kompozitorëve botërorë dhe kombëtar, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Instrumentistet nga Shqiperia, ndersa sopranoja Gjulie Pulingu nga Mali i Zi dhe artistja Adelina Paloja nga Kosova te dyja interpretuan pjese te autoreve si Puchini, Dworak, Meskani etj.. bashke me kenge dhe kryevepra te kompozitore tane si “Une biri yt Kosove” nga Fehim Ibrahimi apo “Agime shqiptare” a Avni Mules per ta perbyllur me kengen “Duam me shume Shqiperine”

“Kam emocione te jashtezakonshme sidomos kur shof nje publik nga gjitha viset shqiptare. Po ashtu ishte kenaqesi te njihem dhe te interpretoi me koleget tane nga Mali i Zi dhe Shqiperia per cka publiku u nda i kenaqur me ne…” ka thene solokengetarja e njohur Adelina Paloja per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Muzeu i Kalasë, ku interpetuam në ambient të hapur e bëri edhe më frymëzues dhe të paharruar mbrëmjen koncertale! Ky evenment kulturor tashme tradicional ne Ulqinit është ngjarja më e rëndësishme kulturore shqiptare organizuar ne Malin e Zi, e cila organizohet nga viti 1988.

Skena verore është një manifestim i rëndësisë kombëtare dhe rajonale, manifestimi i vetëm dygjuhësor i këtij lloji në Mal të Zi.

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...