15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Skandal ne Gjenevë / Një minister izraelite keqpërdor OKB-në duke shkelur ligjin ndërkombëtar, po nxit dhunë me deklaratat e tija


Ministri i financave i linjës së ashpër të Izraelit, Bezalel Smotrich, ka bërë thirrje për fshirjen e fshatit palestinez Huvare. Keto komente OKB i quan të papërgjegjshme dhe të papranueshme Ministri izraelit do marrë pjesë në konferencën e bonove të Izraelit në DC, por pas komenteve provokuese dhe nxitëse nuk do të pritzet me ndonjë zyrtar amerikan

OKB: Ministri izraelit nxit dhunën me deklaratën e tij

Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka kritikuar ministrin e financave të linjës së ashpër të Izraelit për thirrjen për « fshirjen » e fshatit palestinez Huwara, duke i përshkruar komentet e tij si një « deklaratë të pakuptueshme të nxitjes së dhunës dhe armiqësisë ».

Ministri i financave i linjës së ashpër të Izraelit, Bezalel Smotrich, ka bërë thirrje për fshirjen e fshatit palestinez Huvare. Keto komente OKB i quan të papërgjegjshme dhe të papranueshme Ministri izraelit do marrë pjesë në konferencën e bonove të Izraelit në DC, por pas komenteve provokuese dhe nxitëse nuk do të pritzet me ndonjë zyrtar amerikan (UN calls Smotrich’s comments on Huwara irresponsible and unacceptable Finance minister still expected to attend Israel Bonds conference in DC following inflammatory remarks, but is not expected to meet with any US officials during trip), njofton ngas Gjeneva gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

SHBA i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të distancohet nga thirrja e Smotrich për heqjen e Huvara.

Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar

Amnesty International dënoi në një deklaratë lirimin e të dyshuarit dhe përdorimin e paraburgimit administrativ, duke shtuar se kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Të paktën 62 palestinezë, përfshirë persona të armatosur dhe civilë, janë vrarë që nga fillimi i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Trembëdhjetë izraelitë dhe një turist ukrainas u vranë në sulmet palestineze gjatë së njëjtës periudhë, sipas shifrave zyrtare izraelite.

Ai i referohej deklaratës së ministrit izraelit të financave, Bezalel Smotrich, kreut të partisë që përfaqëson interesat e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.

Pas vrasjes së dy izraelitëve në qytetin Huwara, kolonët izraelitë këtë javë i vunë flakën dhjetëra shtëpive, dyqaneve dhe makinave në Huwara dhe një palestinez u vra.

Volker Turk tha këtë në një fjalim në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, ku prezantoi zyrtarisht një raport mbi situatën në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Hina, duke iu referuar Reuters, transmeton Le Canton27.ch

Mediat lokale raportuan se ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallan nënshkroi urdhrat për ndalimin administrativ të dy të dyshuarve të enjten, pasi një gjykatë e Jerusalemit urdhëroi policinë të lirojë të shtatë personat e arrestuar për sulmin ndaj palestinezëve në Huwara.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...