7.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Situata në veri të Kosovës drejt ç’tensionimit. Prishtina liron organizatorin e protestave. Vucic me njerëzit e tij në veri premton heqjen e barrikadave

Bernë, Mitrovica, 29 dhjetor – Pas gati tri jave tensionim, provokime dhe deklarat kercnuese bashke me 13 barrikada ne Veri te Kosoves nga bandat serbe te mbeshtetura nga Beogradi dhe Moska, ka gjasa që rajonit t’i kthehet stabiliteti, qe festat e Vitit te Ri te priten ne qetesi. Ky ç’tensionim i situates u arrit nga veprimat e menqura te Prishtines dhe Beogradit duke leshuar pe dy palët. Por, per « ftohjen e gjakrave » mes serbëve dhe kosovareve padyshim ka merita te madhe edhe komuniteti nderkombëtar, sidomos angazhimi, presioni, bashke me aplet e njepasnjeshme te SHBA-së dhe NATO-s si dhe autoriteteve zvicerane për dialog, mirëkuptim dhe heqjen e barerikadave, por jo edhe edhe ato nga Moska te cilat deklarata me shume hedhnin barut ne flake se sa ujë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vuçiq: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes

Aucune description disponible.Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, nisi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave. Nga vendi ngjarjes korrespoindeti i gazetas Le Canton27.ch meson se pas dites jeshile nga presidneit serbe Vucic te hiqen barrikadat, me sohet se ato kane nisur nga policia serbe ne Merdare por ka pasur rrezistence dhe përplasje nga barrikaduesit dhe bandat serbe në Veri te Kosovës.

Në takim me perfaqesuesit e serbe, presidenti srb Aleksander Vucic tha se « Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një fitore simbolike”.  Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha se « heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes. Dhe u garantoj se brenda 24 orëve apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch, Vucicin, shefin e shtetit serb, fqinjin e parë të Kosoves.

Aucune description disponible.Eshte intersant te theksohet një gjë, se nje vendim i Vucicit për të hequr barrikadat sigurisht nuk ishte aq i lehte ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke shtuar se, duket se Serbia (ne prag te anetaresimit ne BE) ka pasur presion nga faktori nderkombëtar, sidomos nga SHBA-te dhe Gjermania qe serbet të heqin barrikadat pa kurrefare kushti edhe pse presidenti serb më 21 dhjetor te këtij viti kishte deklaruar ne Beograd se « barrikadat do të hiqen atehere kur ne Kosovë do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe » kane raportuar mediat serbe (21 dec. 2022: Vučić rekao da će barikade biti uklonjene kada se formira ZSO na Kosovu)

Arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishta shkaku i venies se barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës po mbajnë që nga 10 dhjetori i ketij viti.

Lirimi i tij nga Prishtina zyratre  është ishte një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, duke thënë se prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me lirimin e Pantiq nga paraburgimi për të cilin, ai tha se e ka statusin e të burgosurit dhe është i pandehur për terrorizëm. Kreu i Qverise kosovare shtoi se « ka dëgjuar se Pantiq ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemër, sipas tij do mund të dërgohej në spital… »

 

 

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...