5.7 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Serbia e Vucicit si duket ka harruar vitin 1999, po përgatitet të sulmoj Kosovën. Serbët ne veri deri tash kanë vënë 13 barrikada, aty edhe kamionë të BE-së. KFOR po numeron ato… 

Mitrovice, 27 dhjetor -Situata është gjithnjë e më alarmante në veri të Kosovës, ku serbët kanë ngritur barrikada në rrugët kryesore për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici. Pavarësisht që gjatë natë së uikendit pati shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë, situata sot në veri aktualisht është e qetë. Por serbët lokal si barrikada po përdorin edhe kamionët që Bashkimi Evropian ua ka dhuruar donacion, raporton nga Mitrovica korrespondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Edhe dy barrikada të reja janë shtuar mëngjesin e së martës të 27 dhjetorit në Mitrovicën e Veriut. 13 barrikada janë bere gjthesejt në Veri që nga 10 dhjetori.  Ss sulmet e bandave kriminale serbe ndaj gazetarëve (kety dy javet e fundit jane sulmuar 12 gazetare) pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it dhe ende nuk e kanë jane bindur as KFOR-i e as EULEX dhe BE në Kosovë që t’i largojë barrikadat?!

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës janë qëllimi i Beogradit për të fshehur të vërtetën

Bandat serbe bllokojne edhe piken kryesore kufitare ne Merdare. Mija mergimtare kane mbetur te bllokuar mbrenda Serbisë. Ata po kercenohen, fyehen dhe malltrtetojne nga mercenaret bandat serbe dhe mercenarët rusë, ne mesine  te cileve ka edhe te dehur. Mërgimtaret nga Zvicra kerkojne ndihme nga Berna dhe ambsada zvicerane ne Beograd  

Aucune description disponible.Sipas korrespendetit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili gjendet aktualisht ne Mitovice, njofton se Veriu i Kosove po « blindohet » me barrikada. Qe 30 minuta para mesnates bandat serbe te maskuara me uniforma kane mbyllur edhe piken kufitare ne Merdare, vend kalim ky më i gravitueshem, meqërast jane bllokuar qindra vetura apo mijera mergimtare kosovare (zivcerane dhe shqiptare) ne Serbi, te cilet jane duke skuar ne vendlindje për festat e fundvitit. Po flitet se ata mund  te mbahen peng nga bandat, grupet e armatosur dhe forcate Vucicit ne Serbi. Mërgimtaret nga Zvicra kerkojne ndihme nga Berna dhe ambsada zvicerane ne Beograd .

Edhe ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikën kufitare Medrarë është mbyllur qarkullimi.

Kurse MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kuftiare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ndryshe, autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.

Qeveria e Zvicrës fton Kosovën dhe Serbinë të përmbahen në nga çdo veprim, që mund të përshkallëzojë situatën në veri

Aucune description disponible.Situata e krijuar në veri të Kosovës ka nxitur edhe reagimin e shtetit zviceran. Në një reagim zyrtar zviceranët kanë bërë thirrje që palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta eskalonte situatën edhe më tej. Keetz mesazh e dha edhe presidenti i konfederates, njëherit shefi i diplomacise zvicerane Ignazo Cassis dhe gazetes zvicerane Le Canotn27.ch duke ftuar palet, Beogradin dhe Preishtinen te lene anash provokimet duke i dhene prioritet dialogut.

Në reagim tutje thuhet se forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë për komunitet lokale në veri të Kosovës.

“I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagim

Barrikadat janë ngritur që nga 10 dhjetori, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës se organizoi “sulmin terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rusia po përpiqet të përdorë përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan për interesat e saj

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës rrezikojnë të përshkallëzohen. Dhe presidenti rus Vladimir Putin duket se ka një dorë në te. Me krizen e te ne kufi me Kosovën, presidenti rus Putini padyshim se po dëshiron të revanshohrt kunder perëndimit. Dhe jo vetem kaq, sipas gazets Le Canton27.ch «Rusia po nxit tensionet në veri të Kosovës pasi ka probleme në Ukrainë. Presidenti rus do të synojë nxitjen e konflikteve në vende të tjera, me të vetmin qëllim, shpërqendrimin dhe largimin e vëmendjes nga Ukraina. ».

Sipas kryeministres serbe Ana Brnabiq, asgjë nuk po shkon mirë mes Serbisë dhe Kosovës. Të dy vendet janë « në prag të konfliktit të armatosur », tha ajo javën e kaluar, për cka edhe Serbia eshte mobilizuar. Por kete mobilizim nuk e shofim tek kosovaret.

Aktualisht Qeveria e Kosovës me policine eshte e preokupuar thjesht për heqjen e barrikadave te vena nga nje grup serbeshe dhe ruse (marcenaretr Wagner)  te njohur nga Prishtina zyratre si bande kriminale pas te cileve po qendron Beogradit dhe Moska, shkruana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për t’u përgatitur për çdo eventualitet, kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi dërgimin e 1500 ushtarëve shtesë, përveç 5000 që aktualisht janë të vendosur në kufirin me Kosovën. Dhe të hënën në mbrëmje, ushtria u vendos në gatishmëri të shtuar, me fjalë të tjera, gati për të ndërhyrë. Serbia e mbeshtetur ne Mosken po e shrytezon situaten e konfliktit Ukraine-Rusi per inasion eventual ne Kosovë ne stilin « ose sot, ose kurre »

Historikisht kush ka prekur Kosoven, ka deshtuar. Kercnimet me lufte te Serbise ndaj Kosoves duke se edhe Vucic eshte ne rruge te Milosheviqit te deshtoje.

Zyrtari i BE-së: Retorika e «luftës» që dëgjohet në Beograd dhe Prishtinë, është kundërproduktive

Aucune description disponible.Se a pret tension te situates te reja në Veri te Kosovës z. Peter Stano zëdhenës i BE-së gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i ka deklaruar se «Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të nxisin një mjedis të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për të arritur një marrëveshje globale, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Retorika e luftës dhe e konfrontimit është kundërproduktive dhe jo në të vërtetë në frymën evropiane… »

Sikur t’mos ishte viti 1999, Serbia e Vucicit do ta sulmonte Kosoven . Me kete deshtem te themi se nese serbet pak jane te emnqur, sidmos presiedneit Vucic dhe kyreminsiti Bërnabiq do te ndalin kercnimet ndaj Kosoves per lufte. Në të njëjtën kohë, në realitet, Serbia është një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nuk e përfytyron veten pa Evropën dhe nuk dëshiron të përplaset me Perëndimin. Nje sujlm eventula nuk do t’i kontribuon vete Serbise e cila pretendon te jene anetare e BE-së  hiq e me hiq si fushate për dy kreret e Serbise, qe mund t’i dalin bumerang.

Retorika e fundit per lufta ose po « hyjne ushtaret serbe ne Kosovë » apo me kercnimet permes barrikadave do te ndodhe sikur zhurma me trenin serb  « ortodoks » lara-lara (15 janar 2017)  i cili u nis nga Beogradi dhe mbet në gjysem te rrugës, në kufi mes Kosoves dhe Serbisë dhe nuk arriti ta shkelin Kosovën.

Duket se Beogradi ende nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara. Barrikadat e tyre ne Kosovë nuk jane te para. Nga pamvaresia e Kosoves deri sot serbet kane vene me shume se dhjetë here barrikada rrugeve te Kosoves.  Madje ata edhe ne ish-Jugosllavi kane venë barrikada, nese kujtojme ato ne Kroaci ne vitete 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë, ku me pas nisen  luftërat në ish-Jugosllavi (posedojmë foto)

 

 

 

 

 

 

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...