6.1 C
Berne
samedi 20/04/2024

Sigurimet e veturave nga Kosova më të shtrenjëta në Zvicër, madje dy fish se nacionaliteteve tjera?!

Bernë, 14 tetor -Jemi ne periudhën kohore te ndryshimeve të sigurimve për primet shëndetësore, por edhe te veturave. Nëse jeni zviceran, francez ose kosovar, çmimi i makinës mund të ndryshojë nga i thjeshti deri në dyfish. Kjo ne Zvicer praktikohet që nga viti 1996 por është shumë pak e njohur për popullatën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Normalisht sigurimi pa kasko, nëse je zvicerian shuma mund të sillet rreth 300 franga. Por e tera mvaret se cfare veture keni dhe nga fuqia e saj. Por ky cmim fatkeqësisht nuk eshte i ngjajshem edhe per nacionalitet tjera qe vizitojne Zvicrën.

Psh, për ata italianë vetem me këtë kriter, primi i sigurimit do ngritet në 341 franga. Një ndryshim më i madh do jete për portugezët. Pas tyre vjen cmimi «gjigant» prej 600 e meshume frangash nëse je kosovar?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Jean Tschopp nga FRC: Cmimet e larta per sigurimet e veturave te Kosovarëve e papranueshme dhe nje lloj diskriminimi i pajustifikueshëm!

Lidhur me kete dallim te madhe te cmimeve te sigurimeve te veturave gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar autoritetet zvicerane. Disa tregojnë dallime më të mëdha se të tjerët në këtë kriter të kombësisë.

Se si e shpejgon ket dallim ter madhe te cmimeve te sigurimeve mes nacionaliteteve z.Jean Tschopp, nga Federata e Konsumatorëve Romande (Fédération Romande des consommateurs-FRC) gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ju eshte pergjigjur se « ky dallimi i cmimeve mes ancionaliteve eshe e paparnuesme pe rfederaten tonë. Mund të ketë një kërcim prej 80% në varësi të sigurimit dhe kombësisë. Kjo eshte dicka e pajustifikueshme”. Ky diskriminim nuk është i justifikuar. (La Fédération romande des consommateurs (FRC) s’oppose à ces différences de primes en fonction de la nationalité. Cette discrimination ne se justifie pas. )

« Faktorë të tjerë si mosha janë më domethënës: një shofer i ri dhe me më pak përvojë, për shembull, është më i prirur ndaj aksidenteve sesa një shofer më me përvojë. Siguruesit i shpjegojnë këto dallime në bazë të statistikave të tyre të dëmeve dhe analizave të rrezikut, por faktori i kombësisë është mbivlerësuar… » thote ne vazhdim z.Jean Tschopp, shef i FRC keshilltar dhe ekspert ligjo.

Sipas zyrtarit nga FRC z.Tschop « autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA) mbikëqyr shoqatata e sigurimeve. Kërkojmë një kontroll rigoroz në emër të FINMA-s për të sanksionuar abuzimet. Çdo kompani sigurimesh ka bazat e veta statistikore. Duhet të ketë një bazë të dhënash të përbashkët për të lehtësuar kontrollet. » ka thëne en fund z.Jean Tschopp zyrtar nga FRC.

« FRC këshillon mbajtësit e policave të kontrollojnë shumën e primeve duke ndryshuar kombësinë në krahasuesit online. Disa sigurime ofrojnë prime praktikisht të ngjashme në varësi të kombësisë, ndërsa sigurime të tjera ofrojnë dallime të konsiderueshme në varësi të vendit. », ka shtuar z.Tschopp

Praktikë ligjore dhe e kontrolluar

Për të shkuar më tej, ne testuam edhe kutinë e «personit pa shtetësi» me siguruesin tonë fillestar. Sigurimi del në 504.- si për vendet e tjera të largëta. Këtu në Zvicër, dhjetë vite më parë u bënë disa interpelanca parlamentare. Por Këshilli Federal kujton ligjshmërinë e këtij sistemi nëse zbatohet në mënyrë uniforme për drejtuesit e mjeteve. Një kontroll nga autoriteti i tregut financiar, FINMA, është kryer në vitin 2011: “Studimi nuk zbuloi ndonjë diferencë të primeve në treg në varësi të kombësisë që nuk ishin të justifikuara statistikisht ose që nuk ishin në përputhje me parimet aktuariale në përcaktimin e çmimeve.

Prandaj, politika në këtë fushë duket e vendosur mirë. Axa kujton gjithashtu pengesat e një premie të mundshme të standardizuar: « Do të kishte efektin që njerëzit që statistikisht kanë më pak aksidente do të detyroheshin të financonin ata që kanë statistikisht më shumë. » Një këshillë për shoferët sipas FRC, bëni simulime. Dhe gjeni sigurimin më të përshtatshëm për kombësinë.

Derniers articles

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës Gjenevë, 13 mars –Shqiptaret nuk ndalen, po zë pozita të larta sikur Skënder...

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...