4.9 C
Berne
samedi 20/04/2024

Shqiptaret në Zvicer në ket muaj të ramazanit nisën të ndërtojnë edhe dy xhami të medha me një investim prej 10 milionë CHF

Shqiptaret ne xhamite e Zvicres (Photo: Le Canton27.ch)

Bernë, 4 prill –Me rastin e fillimit të Ramazanit si zakonisht edhe sivjet dhjetra imame të xhamive shqiptare ne Zvicer duke uruar besimtaret e tyre dolen me mesazhe paqeje dhe solidariteti për ket muaj te shenjt. Njeri nder ta është edhe prof.Mustafa Memeti imam i xhamise ne Bernë dhe kryetar i forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në shtetin helvetik. Pas Xhamise se Gjenevës dhe Vil-it, shqiptaret e Zvicres se shpejti edhe me dy xhami tjera, ate në Spreitenbach dhe Reinach, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Jemi deshmitare se diaspora e sotme shqiptare, kryesisht nga Kosova qe jetojne  dhe verpojne ne territorin helvetik jane viktime e politikave diskriminuse te regjmit jugosllav dhe i Serbise se diktatorit serb Miloshevic qe shqipatreve ju kishte shkaterruar gjithecka paara viteve 1999, perfshire ketu shkolla e xhamia. Nje nga bashkëbiseduesit tane ka deklaruar se « se gjithecka cfare na ka shkaterruar Miloshivici me tanke ne vendlindje, po perpiqemi t’i kemi sot ketu pran neshë në Zvicër.. » Sipas tij, sot ne Zvicer shqiptaret kane mbi 200 qendra shkollore, mesim ne gjuhen shqipe, po ashtu edhe mbi 100 xhami, qendra keto për falje, shkruan gazeta zvicererane Le Canton27.ch

Për 300 mije shqiptare ne Zvicer 100 xhami janë pakë a shumë?.. Pas Xhamise se Gjenevës dhe Wil, shqiptaret e Zvicres se shpejti edhe me dy xhami tjera, ate në Spreitenbach dhe Reinach

Keshtu, sipas imamit të xhamis së e kryeqytetit helvetik Mustafa Memeti ne Zvicer aktualisht jetojne dhe veprojne mbi 500.000 muslimanë apo 5% nga numri i përgjithshem i popullsise në kete vend. Prej tyre 50% apo 250 mije jane shqiptare kurse 10% boshnjak, ndersa te tjeret jane turq, arabë si dhe nga komunite tjera te vendeve të ndryshme te botës.

“Ne Zvicer jane mbi 300 xhami, prej tyre rreth 100 janë te komuniteti shqiptare, te cilat njihen si qendra islame per lutje. Xhamia jone ne Bernë eshte themeluar dhe udhëheqet nga shqiptaret, duke ofruar sherbime per te gjitha muslimanet me konceptin e saj multikultutor..”

Ne Qershorin e vitit 2017 shqiptaret ne Zvicer kishin ndertuar dy xhami me nje shume prej 8 milionë CHF. Për kater vite kater xhami ne Zvicer, qe kjo i bie se shqiptaret ne Zvicer ndertojne per cdo vit nga nje xhami. Sipas imamëve dhe organizatoreve, ne mesin e qindra konrbuesve, sponzorëve shqiptare e muslimanë, kishte edhe donatorë katolike dhe zvicerenë.

Me rritjen e numrit te shqiptarëve ne Zvicer rreth (300 mijë) por rriten edhe shkollat dhe xhamite ne kete vend. Themi kështu sepse para 4 vitesh, ne prag te Ramazanit në Zvicër u hapën dy objekte fetare, u be inaugurimi i dy xhamive te medha (Wil dhe Gjenevë) për komuniteti shqiptar ne këte vend demokratike dhe tolerant. Dy imamet e këtyre xhamive kane falenderuar autoritetet zvicerane për këtë mundesi.

Pas kater vitesh, sivjet ne diten e parë te Ramzanit (2 prill) ka filluar realizimi ne praktike i nje projekti tjeter të rëndësishëm për komunitetin shqiptare në Zvicër, ndertimin e xhamise në Baden (Argovie) të Zvicrës.

Xhamia “Tulipan” është një ndër më të rejat, më modernet dhe njëra ndër më të mëdhat në Zvicër dhe Evropë

« Të dashur dhe të respektuar , e gëzofshi objektin e ri. Sapo e nënshrkuam kontratën për blerjen e objektit për xhami.. Nga sot, Xhamia juaj bëhet pronare e gjithë objektit me 1150 metra katror, duke përfshirë 3 kat, një podrum dhe 34 parkingje (Herzliche Gratulation zum neuen Objekt. Geschätzte Geschwister, soeben haben wir den Kaufvertrag für das neue Objekt unterzeichnet. Ab heute ist die Moschee der Inhaber des Objektes von ca. 1150 Quadratmeter, welches auf 3 Stockwerke verteilt ist, ein Keller und 34 Tiefgaragenparkplätze.) thuhet ne mesazhin e xhamise Oaza në Baden (Argovie) të Zvicrës.

Sipas zyrtareve te kesaj xhamie, projekti ne fjale kushton 4.580.000 CHF, ku pjesa dermuese e te hollave janen mbledhura fgalë kontributeve të xhematit, kurse pjesen tjeter e pret nga biznemsenet shqiptare e te tjere dhe donatore nga Zvicra dhe jashte, kryesisht nga vendet e ballkanit…

“Tulipan” quhet xhamia tjeter e cila eshte po ashtu ne ndertim e sipër,  që ndodhet në qytezën Reinach të kantonit  të Aargaus në Zvicër. Kjo shtëpi e Zotit është një ndër më të rejat, më modernet dhe njëra ndër më të mëdhat në Zvicër dhe ndoshta në Evropë.

Mësohet se iniciativa për ndetimin e ketij objketi fetar nisi qe në vitin 2019 me gjetjen e një parcele ndërtimi të volitshme, dhe poo ne ate vit u miratua nga xhemati, duke grumbulluar edhe mjetet e nevojshme shtesë financiare për blerjen e saj. Parcela e ndërtimit posedon një sipërfaqe prej 2625 m2, kurse Institucioni Tulipan posedon hapësirë përdoruese prej 4744 m2

Sipas imameve te ketyre dy objekteve fetare ne ndertim e sipër « misioni i Xhamisë është që besimtarëve muslimanë t’ia mundësojë realizimin e detyrave të tyre fetare dhe kultivimin e vlerave të tyre kulturore dhe kombëtare.. ». Ne keto xhami, sipas imamëve  po ashtu po i kontribuhet procesit te integimrit te disa megimtareve, ku kane mundesi te mësojne kurse te gjuheve jo vetëm të gjuhës shqipe por edhe ato vendore (gjermanisht, frengjisht apo itlaisht) duke mësuar edhe per ligjet, rregujllat, historine, traditat dhe kulutren ne Zvicër.

 

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...