1.3 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Suedezi me origjine shqiptare e denoncon në Polici politikanin suedez që e dogji Kuranin

Stokholm, 21 prill -Biznesmeni i njohur suedez me origjine shqiptare, Naim Murseli, e ka denoncuar në Polici, politikanin “ekstrem” Rasmus Paludan që dogji librin e shenjtë islam, Kuranin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Murseli ne nje bisede me për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka thenë se « ky veprim i politikanit suedez ishte më shumë provokim ne muajin ramazan, ishte nxitje dhe urrejtje. Suedia dhe vendet tjera evropiane duhet te ndjekin Zvicren si një vend tolerant dhe shembull i demokracisë.. »

Denoncimin në Polici sipas z.Muresli, e ka bërë që ta ndalë turrin e  politikanit, meqenëse ai planifikon të vazhdojë edhe në qytete tjera..

« Në vend që të gjuaja me gurë, t’u vinte zjarrin makinave të policisë ose të shkatërroja ndërtesat publike, zgjodha të ushtroja të drejtën time demokratike si shtetas suedez duke denoncuar sot shtetasin suedez dhe danez Rasmus Paludan në Policinë suedeze për nxitje kundër grupeve etnike. Të provokosh me djegien e Kuranit në disa qytete suedeze gjatë muajit më të shenjtë për myslimanët është fyese, provokuese dhe e urryer. Veprimet si këto nuk krijojnë gjë tjetër veçse konflikte të panevojshme. Me denoncimin tim, shpresoj të parandaloj Paludan që të vazhdojë turneun e tij.. » ka thëne fillimisht per gazeten zvicerane Le Canton27.ch suedezi me origjine shqiptare Naim Murseli.

“Djegien e librit të shenjtë të Kuranit, ai sigurisht se e bën me qëllim për të nxitur protesta e reagime që të fitojë me këtë mënyrë vëmendje. Ju i keni pa pamjet dhe si ka reaguar pastaj komuniteti mysliman. Dikush më qetë, dikush më ashpër, por reagimet kanë qenë të shumta dhe kjo pastaj më ka nxitë mua, që edhe unë si pjesë e myslimanëve këtu në Suedi, por mënyra jem e protestës ishte kjo, forma më demokratike e protestës, dmth denoncimi në Polici për këtë politikan danezo-suedez”, ka thënë Murseli.

Sipas Naim Murselit “ky thirret në lirinë e shprehjes, dhe siç e dini në Suedi është shumë e shenjtë kjo e drejtë dhe duhet të jetë, por për mendimin tim dhe të shumicës s’bëhet fjalë për liri të shprehjes, por për provokim, në këtë rast nxitje e urrejtjes. Unë këtë argument e përdora, që s’është liri e shprehjes, por më tepër se aq është provokim, urrejtje dhe mos tolerancë fetare. Pres që të ndalohet, dhe të mos vazhdojë turneu i tij, sepse ai ka qëllim të vazhdojë edhe në qytete tjera, sepse sa më shumë denoncime të ketë, Policia më s’do t’i jap leje”

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...