3.3 C
Berne
mardi 23/04/2024

Shqiptaret e Zvicres, kudo qe shkojne nuk e harrojne flamurin zviceran ta marrin me vete, sikur ne ket festivalin muzikor te ballkanit në Vlorë!

Vlore, qershor (Elona MERKO)-Zvicra vlerëson integrimin e komunitetit shqiptar prej dekadash, duke mbështetur dhe mbajtjen e kulturës dhe traditës prej 3 gjeneratash tashmë. Përsëri një shembull i mirë më së fundmi është dhe prezantimi me sukses i grupit HAREJA-Gjenevë në « Aulona Inter Folk Festival-2022 » në Vlorë. Shqiptaret e Zvicres kah shkojne nuk e harrojne flamurin zviceran ta marrin me vete, sikur ne ket festivalin muzikor te ballkanit në Vlorë!, raporton nga Vlora gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Me tinguj hareje, flamuri shqipëtar e zviceran valon ne Vlorë  në « Aulona Inter folk Festival » 2022

Ky grup i Gjenevës nga Zvicra ishte pjesmarrësi i parë nga diaspora mbarë shqipëtare kudo. Siç theksoi dhe vetë drejtori i Festivalit:-le të jetë ky grup, një ogur i mirë për pjesmarrje të tjera nga diaspora shqipëtare kudo. Mes valëvitjeve të flamurit shqipëtar dhe flamujve të kombësive të ndryshme, valëvitej dhe flamuri Zviceran .

Drejtori festivalit Z. Sejmen Gjokoli renditi në 3 netët e festivalit dhe grupin HAREJA bashkë me shumë grupe cilësore nga Shqipëria, Kosova, Trevat shqipëtare, Mali i zi, grupi i minoritetit grek, Bullgaria, Moldavia, Rumania etj, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Skena ishte një podium paqeje me ritme, këngë e valle, kulturash e traditash të ndryshme dhe me duartrokitje të shumta për të gjithë. Grupi HAREJA drejtuar nga Aferdita Krasniqi u prezantua me këngë nga veriu, jugu dhe çamëria. Në këtë grup shqipëtarësh me vendlindje të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, kënga traditës, kënga qytetare shqipëtare dhe vallja, i bën bashkë dhe çdo javë provash, dëgjohen zëra,melodi e ritme shqipëtare në Gjenevën internacionale, që respekton origjina e tradita përpos integrimit.

Vlora historike në 14 vjet të këtij festivali përmbledh dhe shpërndan histori tradite e kulture të shumë shteteve, me dashuri dhe respekt të ndërsjelltë. Ministria e kulturës por dhe RTSH kombëtare, i jep për 3 netë rradhazi mbështetje dhe vlerësim Festivalit « Aulona » Vlorë , si buqetë kulturash dhe rëndësinë e jetëgjatësisë të historive kulturore, për gjithë shtetet që marrin pjesë. Grupi HAREJA me koralin , solistët Bardh Ramadani, Afërdita Krasniqi Shpejtim Krasniqi bënë të këndojë malli, hareja shqipëtare e diasporës në Zvicër me flamujt Shqipëtar e Zviceran përpara pamjeve të mrekullueshme në ekranin e skenës dhe publikut multikombësish që shoqëronin me duartrokitje si për çdo grup shqipëtar dhe të huaj pjesmarrës cilësorë. Vlora dhe përfaqësues insitucionalë të Kulturës dhe Turizmit ,falë « Aulona Inter Folk Festival » edhe në edicionin e 14 të tij, gëzuan 3 netë festivali me shumë ngjyra kostumesh, ritmesh, melodish historike, shpirtërore të trashëguara ndër shekuj.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anlgishtja, nesër në rrezik nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...

Çipa rreth Investigimi i RAI3: Një detaj është implikimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Duhet sqaruar nëse ai ka…

Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Aleksandër Çipa, drejtor i News 24 i ftuar në “Open”, tha...