4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Shqipëria 20 mije tekste shkollore për nxënësit në Luginën e Preshevës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Tirasna zyrtare  ka njftuar se në Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20 mijë libra dhe do të përfitojnë 4 mijë nxënës shqiptarë.

Po ashtu, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini është shprehur e kënaqur që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas të ardhur nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

« Sot janë pajisur me tekste mësimore falas edhe nxënësit e shkollës fillore ,, Muharrem Kadriu” Tërrnoc dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc. Pas shpërndarjes së teksteve mësimore dje, për nxënësit e shkollës fillore “Avdulla Krashnica” Miratoc, “Migjeni” në Caravajk, “Selami Hallaçi” Rahovicë, “Zenel Hajdini” Raincë… » ka thene kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « LeCanton27.ch »
Arritja e standardeve të cilësisë në arsim është synim i përbashkët. Këto komplete të teksteve nga Shqipëria janë më të avancuarat në rajon që do të mundësojnë e lehtësojnë procesin edukativo-arsimor.
Gëzimi dhe kënaqësia e fëmijëve është shpresëdhënëse për të qenë konkurrent e të barabartë me të gjithë të tjerët në rajon.
Vazhdojmë me nxënësit e shkollave tjera…

“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip #falas nga #Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe”, ka thënë Shahini.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...