7.5 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Publicisti i njohur Nexhmedin Spahiu: O prokuror e gjykatës idiotë, edhe Valon Syla do të duhej të ishte në burg!

-Analysts, publicists and anti-racist citizens from Kosovo demand prison for journalist Syla who is abusing free speech and inciting hate speech
-The renowned analyst Nexhmedin Spahiu: O idiot court prosecutor, even Valon Syla should be in prison!
-L’analyst conu Nexhmedin Spahiu : Ô imbécile procureur, même Valon Syla devrait être en prison !
-Der bekannte Publizist Nexhmedin Spahiu: O Idiot, Staatsanwalt, sogar Valon Syla sollte im Gefängnis sein!

Gazetari, publicisti dhe analisti i njihur Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur “çmenduri” vendimin e prokurorisë dhe të gjykatës që ka dënuar me paraburgim vetëm sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se edhe Syla do të duhej të dënohej për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit, ndërsa sulmuesit të dënohen për sulm fizik, përcjell Gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sipas tij, të dyja palët do të duhej të përfundonin në burg.

“Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për « nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ». O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur, por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, ka shkruar Spahiu, në llogarinë e tij në Facebook.

Gazetari Syla u sulmua fizikisht të martën në mbrëmje, nga tre persona. Ai mori trajtim mjekësor në QKUK. Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurimin e një veture « Mercedes » dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Derniers articles

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Zvicër/ Fabrika false e prodhimit të parave hodhi në treg 8 milionë dollarë

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...