4.2 C
Berne
mardi 23/04/2024

Shkrimtarja e njohur Albina Idrizi vjen me librin e saj te ri, te tetin me radhe..

Berne, 3 shkurt -“Trokitje të prushta” me ket titull eshte pagezuar libri me i ri me poezi i teti me radhe i shkrimtares sone te njohur gjithandej trojeve shqiptare, Albina Idrizi, botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” në Gjilan. Ajo është me prejardhje nga fshati Tërrnoc i komunës së Bujanocit, shkruan gazta zvicerane Le Canton27.ch.

Ky libër është vlerësuar nga studiuesi i njohur Prof. dr. Anton Nikë Berisha, i cili në parathënien e tij vlerëson lart poezinë dhe poetikën e shkrimtares Albina Idrizi dhe fton lexuesit që ta lexojnë dhe të binden me mendimin e tij preofesional.

Albina Idrizi deri më tani ka shkruar poezi për të rritur, për fëmijë dhe romane, të cilat janë cilësuar me vlerë artistike nga kritikët më me zë të letrave shqipe…

Albina Idrizi, hapat e parë në letrat shqipe i beri që para tri deveniesh, përmes revistës letrare “Pionieri”, për t’u sprovuar më pas me talentin e saj krijues edhe në periodikun e kohës dhe një serë konkursesh letrare, ku krijimtaria e saj, nuk mbeti e pavërejtur dhe, njëkohësisht edhe u shpërblye.

Në vitin 1997-të, ajo vjen me përmbledhjen e parë poetike, “Heshtja e mbarsur”, përmes Ndërmarrjes Botuese “Rilindja”.

Pas një kohe, thuaja dhjetëvjeçare, ajo rikthehet në skenën letrare me një përmbledhje vjershash për fëmijë, “Ëndrra me ylber” (2007), duke na befasuar këndshëm, dy vite më vonë me romanin e saj të parë “Hijet e kullave” (2009) dhe së fundmi, me përmbledhjen e dytë të poezive për të rritur “ Dashuruar në diell” (2010).

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ

Albina Idrizi u lind më 6 maj 1966, në fshatin Tërnoc të Bujanocit, ndrësa nga mosha 2 vjeçare jeton në Gjilan. Shkollimin e mesëm e kreu në Gjilan, kurse studimet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Filologjik). Tregimin e parë e ka botuar si nxënëse e fillores më 1980 në revistën për fëmijë „Pionieri” të Prishtinës.

Në periodikun letrar të kohës paraqitet me krijimet e veta, qysh në fillim të viteve 90. të shekullit XX. Kryesisht merret me prozë, por edhe me poezi. Është fituese e një serë shpërblimesh letrare në Kosovë, kryesisht përmes konkurseve anonime. Në vitin 1997 botoi përmbledhjen me poezi për të rritur “Heshtja e mbarsur”, në botim të Rilindjes. Pas 10 vitesh, në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen me poezi për fëmijë “Ëndrra me ylberë”, kurse përmes Shtëpisë Botuese Rozafa erdhi para lexuesit me romanin e saj të parë “Hijet e Kullave”, nën redakturën e Dr. Sali Bashotës, i përkthyer edhe në gjuhën rumune nga Adriana&Sherban Tabaku (“Umbra Turnurilor”, Bukuresht, 2009).

Në ndërkohë ka botuar edhe disa vepra tjera si „Dashuruar në diell” (poezi, Prishtinë 2010), „Pergamenë e gjallë” (tregime, Gjilan 2011), „Orbita e fjalës” (poezi, shqip-anglisht-greqisht-italisht, Tiranë 2011), „Për një mëngjes ndryshe” (roman, 2015). Dhe i fundit “Trokitje të prushta” me ket titull eshte pagezuar livri me i ri me poezi i teti me radhe i shkrimtares sone te njohur gjithandej trojeve shqiptare, Albina Idrizi, botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” në Gjilan.

Është prezente edhe në disa antologji poetike dhe shquhet si kursimtare e madhe e fjalëve dhe gjurmuese e figurave të reja në letërsinë shqipe. Albina Idrizi jeton dhe krijon në Gjilan.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...