6 C
Berne
mardi 16/04/2024

“Shkolla Shqipe” në Zvicër, hap pikën shkollore të radhës, në Sempach, të Kantonit të Luzernit

Mësuese Dorela Qato së bashku me nxënësit  e ”Shkollës Shqipe” në Sempach, të Kantonit të Luzern-it pas orës mësimore në gjuhën shqipe

Përpjekjet e vazhdueshme në këto dy muajt e fundit sollën edhe pikën shkollore në Sempach të Kantonit te Luzern-it. Një angazhim i suksesshëm në mes prindërve, veprimtarit Besim Laci dhe koordinatorit të Shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiut solli edhe pikën e radhës. Ditën e parë nuk patën mundësi t`i vijojnë mësimet të gjithë, ata të cilët ishin paraqitur, por fillimisht nxënësit Emela, Trimi, Hanifja, Leon, Alea, Adri, Bleriani, Eroni, Eldiani dhe Drinori ishin shumë të lumtur që filluan me mësimin në gjuhën shqipe. Shpresojmë që në ditët në vazhdim këtyre nxënësve do t`iu bashkëngjiten edhe fëmijë të tjerë në orët mësimore, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nxënësit  e shkollës shqipe në Sempach, të Kantonit të Luzern-it gjatë një ore mësimore

 Dhe në orën e parë mësuesja Dorela Qato kishte zgjedhur vargjet për gjuhën shqipe të poetit Naim Frashërit, që të filloj orën e parë mësimore kushtuar gjuhës shqipe. Vargjet emblematike të bilbilit të letërsisë shqipe ,i cili me aq shpirt dhe përkushtim i këndoi gjuhës dhe Shqipërisë. Shqiptuan shkronjat dhe natyrisht bashkëbiseduam me qëllim që fëmijët ta mësojnë sa më mirë gjuhën e nënës. Edhe pse, ata,  janë të niveleve të ndryshme të motivuar nga prindërit janë të gatshëm të bëjnë përpjekje maksimale për ta mësuar gjuhën sa më mirë.

Kjo pikë shkollore, iu bashkëngjitet dhjetëra e dhjetëra pikave tjera shkollore në mbarë Zvicrën, të cilat janë hapur në javët dhe muajt e kaluar duke sensibilizuar prindërit shqiptarë për rëndësinë dhe nevojën e madhe që kanë fëmijët shqiptarë për gjuhën amtare. Edhe ekspertët e thonë një gjë të tillë “se pa njohjen e gjuhës amtare vështirë e kanë nxënësit ta mësojnë gjuhën e vendit”. Pra gjuha amtare është çelësi i suksesit dhe në këtë drejtim duhet të bëjmë çmos që fëmijët t`i këshillojmë dhe t`i orientojmë për te mirën e tyre. Dhe sot “Shkolla Shqipe” në Zvicër me hapjen e dhjetëra e dhjetëra klasave për ta mësuar gjuhën shqipe është bërë “dritare” për fëmijët shqiptarë, gjë që duhet të ndihmohet dhe përkrahet nga të gjithë prindërit shqiptarë.

Derniers articles

Lavdi dëshmorëve të parë të prillit të vitit 1981 (Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva) me rastin e 43-vjetorit rënies

Shkruan: Ilmi CKOLLI Në vazhdimësinë e përpjekjeve, luftërave dhe qëndresës shekullore të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, demonstratat e pranverës së vitit...

Fillon në Nju Jork gjyqi historik penal i Donald Trump / Falsifikimi i dokumenteve

New York, 15 prill -Donald Trump të hënën u bë ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me drejtësinë penale....

Nuk vriten vetëm gratë shqiptare..Psh në Zvicër për cdo vit vriten nga 40 femra, në Srbi nga 30, në Francë, në cdo tri ditë...

Bernë, 15 prill -Mbi 90,000 gra dhe vajza u vranë në botë vitin e kaluar - më së shumti në dy dekadat e fundit....

Horror me një kishë / I riu masakroi me thikë priftin dhe besimtarët, ja momenti i tmerrshëm kur…+18 VIDEO

Një sulm tjetër me thikë ka ndodhur në Sideni të Amerikës, këtë herë jo në një qendër tregtare por në një kishë. Peshkopi dhe besimtarët...

Granit Xhaka, me këmbë të arta që po ben krenar zviceranët dhe shqiptarët

Bernë, 14 prill -Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Gjermanisë.  Bayer siguroi titullin pesë javë pa ra perdja e kampionatit gjerman....