19.9 C
Berne
lundi 20/05/2024

Shefqet Krasniqi e përkrah Zelensky-n: Rusët janë të pafe, Zoti e çliroftë atë vend

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, tha se është impresionuar nga urimi për muajin e Ramazanit nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton atvlive.tv.

Ai ka thënë se luten që Zoti ta çlirojë atë vend nga Rusia.

“Ai zotëria, Allahu e bëftë mysliman, ka folë fjalë të madhe, fjalë të myslimanëve, që e kuptojnë madhështinë e Ramazanit, e kuptojnë peshën e lutjeve të myslimanëve gjatë këtij muaji të bekuar. Edhe ne lutemi që Allahu ta çliron atë vend atje, sepse vërtetë është kah bëhet zullum i madh. Çfarë faji kanë ata njerëz, në shtëpi të vet me ardh me ardh rebeli i çmendur prej atjehit me i vra”, tha imami Krasniqi.

Mesazhin që ka përçuar Zelensky, imami Krasniqi tha se do të dëshironte ta dëgjonte edhe nga udhëheqësit tanë.

“Mesazh shumë i mirë. Unë do të doja ta thonë tanët dikush. Po këta tuten, këtyre iu vjen marre, këta ngushtohen, këta gjysma janë pishman që janë mysliman. Këta Zoti i drejtoftë”, tha Krasniqi.

Ai tha se të gjithë ata që bëjnë krime, vrasin njerëz të pafajshëm, nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë qiellore, as me krishterimin e me fenë myslimane.

“Çdo njëri i cili bën krim, ai nuk ka fe. Le të jetë me letërnjoftim i çfarëdo përkatësie fetare, ai i pafe është. Feja nuk ka lënë gjurmë tek ai hiç. Çfarë gjurme lë feja, njeriun me shku me e vra, me e pre, me e gri. Tash nëse lidhemi me këtë fenë ortodokse që e kanë ortodoksët, po mirë, serbët a e kanë fenë ortodokse? A me fe ishin ata që vranë e prenë në Kosovë e Bosnje, fe është ajo a? Kështu shkruan në bibël a, me i vra njerëzit, edhe atë t’u pi birra, t’u u relaksu, deri te ata tjerët që në emër të islamit. Gjithmonë ata të cilët ia lejojnë vetvetes një krim ndaj njerëzve, ata fe nuk kanë. Ndash të bëjnë kryqe, ndash xhamia, qysh bëhet bashkë feja qiellore edhe krimi ndaj njerëzimit?”, u shpreh imami Krasniqi. /atvlive.tv

Derniers articles