15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Me 18 tetor KS i OKB-së debaton për Kosovën / Guterres ne raportin e ri: Tensionet në Veri, pas masave të Qeverise së Kosovës, përshpejtoi normalizimin dhe procesin e dialogut të Brukselit

Në raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka shprehur shqetesimet e tija për zhvillimet e fundit ne Kasovë, sidomos ne Verit te Kosovës, i cili situaten e ka cilesuar jo stabile dhe të brishte, njofton nga OKB, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Guterres: Tensionet e fundit ne Kosovë, ka ndikuar në avancimin  e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

« Retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës që ndikoi ne përshkallëzimi i tensioneve në terren, shenoi progres ne normalizimin e marrëdhënieve në periudhën 16 mars deri më 15 shtator 2022. » thueht ne raportin e OKB-së.

Ne vazdim te këtij raporti te posapublikuar te shefit te Kombeve te Bashkuara thuhet se « të dyja palët kanë debatuar më së shumti për votën në Kosovë gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lëvizjes së lirë dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacionin e  Komunave Serbe.. »

Ne vazhdim te raportit te shefit te OKB-së z.Antonio Guterres thuhet se « tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport pasqyrojnë situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike »

Guterres vuri në pah se paqja mbizotëroi falë angazhimit të diplomatëve, procesit te dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosoves dhe Serbisë.

« Agazhimi permanent i zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë kontrbuoi dukshem në uljen e tensioneve dhe ruajtjen e angazhimit në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.. » ka nenvizuar z.Guterres.

Guterres në raportin e posapublikuar dedikuar zhvillimeve te fundit ne Kosovë u ka bërë thirrje të dyja palëve të vazhdojnë angazhimin për të ruajtur integritetin e procesit të dialogut dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Njëkohesisht sipas raportit te shefit te OKB-së « takimi i nivelit të lartë ndërmjet autoriteve të Prishtines dhe Beogradit, i mbeshtetur nga BE, më 18 gusht, deshmoi  përkushtimin e tyre për zgjidhje paqësore përmes dialogut.. »

Në raportin e OKB-së thuhet po aashtu duke ju referuar te dhënave të UNHCR-së se « nga data 16 mars deri më 15 shtator 2022, në Kosovë janë kthyer 120 persona, prej të cilëve 102 nga minoriteti serbe. Numri i përgjithshëm i të kthyerve që nga viti 2000 arriti në 29,285 persona.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...