3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Shefi i OKB-se alarmon: Bota po luan me arme. Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”

Gjeneve, 7 gusht – (UN, Le Canton27.ch) Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Dhe shqetësimi i tij janë burimet e hapura të konfliktit në rajone të ndryshme dhe përhapja bërthamore, me më shumë se 13,000 armë atomike që ekzistojnë aktualisht në botë.

Në përvjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, ai donte të lëshonte paralajmërimin se vetëm një keqkuptim ose një llogaritje e gabuar “na ndajnë nga apokalipsi”.

“Krizat me ngjyrime serioze bërthamore po përhapen me shpejtësi: nga Lindja e Mesme në Gadishullin Korean deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Është krejtësisht e papranueshme që shtetet me armë bërthamore të pranojnë mundësinë e luftës bërthamore. Mesazhi im për ta është i thjeshtë: opsionin për armë bërthamore mbajeni jashtë tryezës përgjithmonë”, tha Guterres.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se ka “shenja shprese” siç është konferenca e dhjetë e rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT) që është mbajtur në Kombet e Bashkuara që nga fillimi i muajit, dhe nga anëtarët e së cilës ai kërkoi “Të punojmë urgjentisht për të eliminuar të gjithë arsenalet bërthamore që kërcënojnë të ardhmen tonë”.

Ndryshe, sulmi i parë atomik në histori, i kryer nga Forcat Ajrore të SHBA më 6 gusht 1945, la rreth 140,000 viktima.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...