3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Të gjithë e njohin si ‘Mimoza llastica’, sot ajo është politikane në Zvicër dhe gruaja e prokurorit të njohur

Në foto: Shefi i Minsitrise Publile i Konfederates Zvicerane Stefan Blättler me gruan e tij shqipatre Zhaklina Dhimojani

Bernë, 4 janar -Stefan Blättler, 62 vjeç, si i vetëm kandidat i propozuar unanimisht nga Komisioni Gjyqësor me 29 shtator te vitit te kaluar u zgjodh nga Asambleja Federale Prokuroria e Përgjithshëm (MPC)

Prokuroti i ri Fedral i Zvicres nuk është anëtare e asnjë partie, kishte marrur 206 vota nga 208 fletëvotimet e vlefshme. Në total janë lëshuar 214 fletë votimi dhe 6 janë kthyer bosh.
Gazhte zvicerane ne kontakt me autoritet e Trianes, ka mesuar Patroni i ri i Ministrise Publike (MPC) z. Blättler eshte dhender shqiptar.  Shefi i MPC-së z.Stefan Blättler sot nuk eshte i vetmi dhender i shqiptareve. Ne Zvicer sot janë dhjetëra shqiptar qe mbajne funksionale te larta ne qeveri, si keshilltar komunale e kantonal, apo funksionare te larte dhe anasjelltas, shqiptaret që jane dhondurë te zviceranëve ne 26 kantonet e Zvicrës, shenje kjo e marëdhenieve te mira shqiptaro-zvicerane por edhe shembull integrimi, ka shkruar në vazhdim gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Shefi i Ministrise Publike i Konfederates Zvicerane z.Blättler – dhëndërr shqiptar. Zhaklina është emër i njohur Shqipëri po aq sa edhe Heidi në Zvicër

Zhaklina Dhimojani nese ne Zvicer nuk eshtë aq e njohur, ne Shqiperi eshte nje aktore e famshe e cila ka luajtur disa role.. Aktorja Zhaklina Dhimojani Blsttler është mjaft e njohur për publikun shqiptar pasi ka luajtur në një nga filmat më të pëlqyer shqiptarë “Mimoza Llastica”.  Zhaklinë ka qenë në rolin e aktores protagoniste në këtë film, ku ky i fundit ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Shume perosnalite si nga filmi ashtu edhe nga politika i kane foluir fjale te mira për agzeten Le Canton27.ch për znj.Zhaklina Dhimojani e cila kishte emer dhe kihste lene gjurme ne politiken dhe kinematografine shqiptare. Njeri nga koleget e saj në Tirane duke shikuar talentin e saj dhe ambiciet, thote duke qeshur se « atebote i thonim Linës, siq e quanim Zhaklinen, se ti gabim ke lindur ne këte vend, ti je per Amerike ose per Zvicer.. »

Për keto fjale jemi deshmitare se sot shqiptaret me te sukseshem si ne futboll, ashtu edhe kulture por edhe ne politike jane me te suksesshem jashte vendit (Shqiperise dhe Kosovës) se sa ne vendin e tyre, për shkak kushteve te veshtira apo te ikur nga regjimet apo politikat e korruptuara.

Sot ne Zvicer, Amerike, Gjermani ke emra te njohur te shqiptareve jo vetem ne sferen e kultures, yje te muzikes boterore, te futbollit apo sportit, por edhe nobelist president, kryemnistra shtetesh ne bote jane me origjinë shqiptare. Mjafton te permendim: Nene Terezen, Ismajl Kadarenë, John Belushi, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Xherdan Shaqiri, Lorik Cana, Granit Xhake te cilet jane me emer jashte vendlidjes duke bere nje karrire te pasur ne Zvicer apo vende tjera te botës. Të mos harrojme se shqiptare kane qene edhe presidenti i « Jugosllavise » apo i Turqise.. Edhe Zhaklina Dhimojani ka nje karriere te pasur artistike tashme eshte emër i njohur Shqipëri po aq sa edhe Heidi në Zvicër, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mesohet se Zhaklina Dhimojani erdhi në Zvicër fillimisht si përkthyese, ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm. Znj. Blättler – Dhimojani tani ajo është e përfshirë në politikën lokale.

Dhendrri shqiptar Blättler dje një polic i pastër, sot një prokuror edhe më i pastër!

Pas muaj kerkimesh, Prokuroria Publike Federale e Zvcrës më në fund ka drejtuesin e saj. Asambleja Federale zgjodhi Stefan Blättler Prokuror të Përgjithshëm të Konfederatës ne shtatorin e vitit te kaluar.  Ai merr postin e lënë nga Michael Lauber. Kryeprkurori i konfederates zvicerane eshte dhender shqiptar, i martuar me Zhaklina Dhimojani, nje aktore dhe politikane e njohur në Shqiperi njofton gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Zgjedhja e Stefan Blättler i jep fund një kërkimi të gjatë për pasardhësin e Michael Lauber. Posti i Prokurorit të Përgjithshëm ishte vakant për më shumë se një vit. Punët zyrtare të Prokurorit të Përgjithshëm trajtohen nga dy ish-deputetët e Michael Lauber.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Michael Lauber dha dorëheqjen e tij pas disa muajsh kritikash për kryerjen e detyrave të tij dhe mospërputhje të supozuara në hetimet në procedurat në lidhje me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Michael Lauber u largua nga detyra para kohe në fund të gushtit 2020. Prandaj e thame se Zvicra dje kishte një polic të pastër (ne kanton) sot ka një prokuror edhe më të pastër ne Konfederate!

Gruaja e shefit te ri te MPC z.Blättler zonja Zhaklina Dhimojani pos si aktore dhe politikane ajo sot nder shqiptaret njihet edhe humaniste e cila ju ndihmoi insitucioneve shqiptare përballe pandemsië, gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Zhaklina Dhimojani Blättler është e njohur për rolet e saj në filmat e para viteve ’90. Ajo ka jetuar prej thuajse 30 vitesh në Itali e Zvicër. Pikërisht në Bernë, është drejtuese e Sektorit të Marrëdhënieve me Ballkanin pranë “PPCE”, zyrë konsulence e fokusuar në çështjet e sigurisë publike dhe private, kulturës dhe turizmit.

Derniers articles

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...

Këshilli Federal miraton raportin për ushtrimin e të drejtës së votës nga jashtë

Bernë, 17 mars –Gjatë mbledhjes së 17 marsit 2023, Këshilli Federal miratoi një raport për ushtrimin e të drejtës së votës nga zviceranët jashtë...