20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Shefi i Blick-un bëhet menaxher i ri i komunikimit i FCM. Kolegu Christian Dorer ka lënë një zbazëti të madhe në gazetarine zvicerane dhe më gjerë

Nga 1 shkurt 2024, Christian Dorer nuk eshte me kryredaktroi i gazetes Blick.ch i cili tashme ka marrë përsipër nje funkskon të ri, përgjegjës i komunikimit për Federatën e Kooperativave Migros (FCM) dhe përgjegjësinë editoriale për median Migros. Kontributi i kolegut Dorer si gazetar ishte i madh ne mediumin qe drejtonte por edhe ne gazetarine helvetike. Kolegu Christian Dorer ka lënë një zbazëti të madhe ne gazetarine zvicerane dhe me gjerë. Ai përveq personaliteteve botërore, kishte intervistuar krerët e shtetit të Kosovës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Christian Dorer drejtoi me sukses redaksinë e Blick për gjashtë vjet

Christian Dorer drejtoi redaksinë e Blick për gjashtë vjet. Ai formësoi ndjeshëm linjën gazetareske të Blick dhe ishte në gjendje të tërhiqte personalitete të shumta të forta në Blick. Dorer ishte gjithashtu forca shtytëse pas nisjes së Blick TV në shkurt 2020 dhe zgjerimit të Blick në Zvicrën frëngjisht-folëse në qershor 2021.

Christian Dorer (1975) tash e ttuje do të raportojë drejtpërdrejt te CEO i FCM Mario Irminger. Si drejtues i komunikimit për Federatën e Kooperativave Migros, ai do të jetë përgjegjës si për objektivat strategjikë ashtu edhe për koordinimin për komunikimet e Migros Group. Në përputhje me komunikimet e marketingut të Migros Supermarché SA, ai do të marrë përgjegjësinë editoriale për median Migros.

Christian Dorer ishte deri më tani zëvendës CEO dhe, që nga viti 2017, kryeredaktor i Blick Group në kompaninë mediatike Ringier AG. Ai e filloi karrierën e tij si gazetar pak më shumë se 20 vjet më parë, si redaktor i specializuar për ekonominë dhe pallatin federal, në Blick. Nga viti 2009 deri në vitin 2017 ai ishte kryeredaktor i Aargauer Zeitung.

Me një ekip prej rreth pesëdhjetë personash, misioni i Christian Dorer do të jetë të mbështesë, në aspektin e komunikimit, procesin e transformimit të lidhur me riorganizimin e ardhshëm të supermarketeve dhe aktiviteteve të hipermarketeve të grupit Migros.

“Për të zhvilluar komunikimin tonë, ne mezi presim të kemi një menaxher kompetent të medias dhe një gazetar të gjithanshëm, i cili ka përvojë të gjerë në median e shkruar dhe dixhitale, mediat sociale dhe televizionin”, thotë Mario Irminger. Christian Dorer: “Mezi pres të punoj për një nga kompanitë më të njohura në Zvicër dhe të komunikoj vizionin dhe zhvillimin e markës Migros me një audiencë të gjerë.”

Derniers articles