1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Shefi i armatës zvicerane gjeneral Thomas Süssli vizitoi Kosovën. Takoi ushtarët e Swisscoy-i dhe kreun e KFOR-it për të mësuar për situatën në rajon

Gjeneral Thomas Süssli, shef i armates zvicerane

Bernë, 22 dhjetor -Gjatë dy ditëve të fundit, komandanti i Korpusit Thomas Süssli, kreu i ushtrisë, i shoqëruar nga një delegacion, vizitoi pjesëtarët e kontingjentit të 47-të të SWISSCOY dhe ata të kontingjentit të 37-të të misionit EUFOR LOT në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai falënderoi ushtrinë zvicerane për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, veçanërisht gjatë sezonit të festave, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Si çdo vit, para vestave te fundvitit, komandanti i Korpusit gjeneral Thomas Süssli, kreu i Forcave të Armatosura, ka vizituar dy kontigjentet zvicerane që kryejnë angazhime paqeruajtëse në Ballkan më 19 dhe 20 dhjetor 2022.

Situata në Kosovë mund të cilësohet kryesisht e qetë dhe stabile në pjesën më të madhe të vendit. Por situata mbetet e brishtë, siç e kanë treguar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Për sa i përket situatës së përgjithshme, i referohemi mesazhit dhe vendimit federal për vazhdimin e pjesëmarrjes së Zvicrës në forcën shumëkombëshe të NATO-s në Kosovë, kane deklaruar zyrtâret  nga armata helvetike për gazetë zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kontingjenti i SWISSCOY ka 195 ushtarë

Është e rëndësishme që Kreu i Ushtrisë zvicerane. personalisht ka falënderuar misoni e  anëtarëve të Swisscoy në Kosovë dhe ata të misionit Eufor Althea në Bosnje dhe Hercegovinë për përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Komandanti i Korpusit Thomas Süssli ne Kosovë ishte i shoqërohet nga Këshilltarja Shtetërore Stephanie Eymann (BS), Këshilltari Shtetëror Paul Winiker (LU), Këshilltari Shtetëror Mathias Zopfi (GL) dhe Këshilltarët Kombëtarë Franz Grüter (LU) dhe Thomas Hurter (SH).

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga autoritet zvicerane, rrespektivisht nga Ministria e Mbrojtes se në ditën e parë, delegacioni fllimisht do te vizitoj ne selinë e KFOR-it ku jane njftuar për situatën ende të paqëndrueshme dhe të mersojnë me shume mbi aktivitetet e rreth 195 ushtarëve zviceranë të pranishëm atje. Më pas, shefi i ushtrisë eshte takuar me gjeneral-majorin italian Angelo M. Ristuccia, komandant i KFOR-it ku mori pjesë në mbrëmje në festën e Krishtlindjeve të kontingjentit të 47-të të Swisscoy.

Ndersa më 20 dhjetor, shefi i ushtrisë do të udhëtojë për në Sarajevë, në Bosnje-Hercegovinë, ku do të takojë ushtarët zviceranë të kontingjentit të 37-të të Eufor Althea.

Do përkujtuar, se Zvicra, siç dihet, bën pjesë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s në Kosovë (KFOR) që nga viti 1999. Tani ka 195 ushtarë zviceranë në Kosovë, misoni i te cilëve eshte vazhdfuar deri ne vitin 2026 për shkak sitautes frazhile ne rajon.

Duhet theksuar se kosovarët përfaqësojnë një nga minoritetet më të mëdha të huaja në Zvicër, me rreth 115.000 shtetas, numër i cili është në rritje të vazhdueshme. Sot, mediat vendase vlerësojnë se në Zvicër jetojnë rreth 300 mijë persona me origjinë kosovare, ose mbi 10% e popullsisë së Kosovës.

Konfederata Zvicerane, e cila njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008, shfaq një afërsi të madhe duke i quajtur zakonisht në vend si «Kantoni i 27-të i Zvicrës », gjë që është kjo edhe arsyeja pse gazeta në fjalë mban emrin “Le Canton27.ch”.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...