3.4 C
Berne
jeudi 18/04/2024

SHBA mirëpret vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës. Amerika dhe specialja nuk janë kundër UCK-së

Washington, 17 dhjetor -Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Më konkretisht, Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Speciale, më 16 dhjetor, është një hap që i ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.

“Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, mirëpo lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Ne po ashtu e përshëndesim trimërinë e viktimave individuale dhe dëshmitarëve që janë paraqitur, dhe dënojmë kërcënimet dhe frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundshme”, ka thënë Price në një komunikatë për media.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara (emri zyrtar i Gjykatës Speciale), vuajtja e dënimit me burgim bëhet në njërin shtet që Kryetari i Dhomave të Specializuara e cakton nga mesi i atyre shteteve që kanë treguar gatishmëri për t’i pranuar personat e dënuar.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

 

Derniers articles

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...

Afaristi njohur shqiptar nga Davosi ne Forumin shqiptaro-zviceran në Gjenevë prezenton eksperiencën e tij në biznes

Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme...

Lideri i VLEN dr. Arben Taravani dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën, të shtunën e ardhshme në Cyrih do mbajnë një tubim i përbashkët...

Bernë, 17 prill -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i VLEN dr.Arben Taravani gjate ukinedit te ardhshem do te vizotojnë Zvicrën....