21.3 C
Berne
samedi 30/09/2023

Serbia në panikë pas vizitës së VV në Shqiperi. Zecevic për RTS: Qëllimi i Kurtit është bashkimi me Shqipërinë! VIDEO

Bernë, 12 prill -Vizita e deputeteve dhe aktivisteve te VV ne Shqiperi gjate uikendit te fundit ka shkaktuar reagime dhe bresheri kritikash nga Serbia, ku nga Beogradi dhe mediat serbe ne adrese te  Albin Kurtit per bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo panik ne Serbi po verehet qe nga dita e pare e ardhjes se  Albin Kurtit në krye te Qeverise shqiptare ne Prishtinë shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

« Zeçeviç për RTS: Qëllimi i Kurtit është bashkimi me Shqipërinë » (Zečević za RTS: Kurtijev cilj je ujedinjenje sa Albanijom) eshte ky titulli qe sot ka pushtuar mediat serbe.

Slobodan Zecevic, si i ftuar në programin e mëngjesit të RTS, tha se qëllimi përfundimtar i Kryeministrit të Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti, është bashkimi me Shqipërinë.

Alarmohet Serbia: Albin Kurti ka qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

« Nacionalizmi agresiv shqiptar është i pranishëm në Kosovë dhe Metohi, e cila po përpiqet të pastrojë etnikisht Kosovën dhe Metohinë dhe ta aneksojë atë në Shqipëri.. » ka thëne për televizionin shteror serbe (RTS) Slobodan Zecevic nga Instituti për Studime Evropiane, transmeton gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch

« Albin Kurti ka sjellë një grup të ri politikanësh që thonë atë që shqiptarët kanë thënë për dekada – qëllimi i tyre është të bashkohen me Shqipërinë, qëllimi i tyre përfundimtar nuk është një Kosovë e pavarur. Një Kosovë e pavarur është vetëm një fazë drejt bashkimit me Shqipërinë, »  ka thëne ne vazhdim Zeçeviç.

Ai shton se nacionalizmi agresiv shqiptar ka qenë i pranishëm në provincën jugore serbe për dekada dhe se sulmet e fundit e konfirmojnë atë.

« Ata praktikisht pastruan një pjesë të mirë të Kosovës dhe Metohisë dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë. Disa ditë më parë, ata sulmuan dy të rinj me kombësi serbe në pjesën veriore të Kosovska Mitrovica. Pastaj ata duan të kryejnë procedura kundër priftit të kisha ortodokse serbe – Abati i Manastirit Visoki Decani Sava Janjiç për shkak të krimeve të pretenduara të luftës,  » ka deklaruar  Zeçeviç transmeton gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch,

Ai shpjegon se identiteti dhe mbijetesa e popullit serb është e lidhur me Kishën Ortodokse Serbe, dhe se për atë arsye ata sulmuan priftërinjtë dhe vendet e shenjta.

« Ata e kuptojnë që identiteti i popullit serb është i lidhur praktikisht me Kishën Ortodokse Serbe dhe mbijetesa e popullit Serb në disa zona është e lidhur me Kishën Ortodokse Serbe dhe më pas ata sulmuan priftërinjtë dhe vendet e shenjta, » tha ne fund Zeçeviç.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...