4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Sekretari i Përgjithshëm emëron zonjën Mari Yamashita nga Japonia si Përfaqësuese, Drejtore e Zyrës së OKB-së në Beograd

Gjenevë (UN) 22 dhjetor -Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres njoftoi sot emërimin e Mari Yamashita të Japonisë si Përfaqësuesin e tij dhe Drejtorin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd. Zonja Yamashita pason Simona-Mirela Miculescu nga Rumania, e cila ka marrë funksione të reja me Qeverinë e Rumanisë, ka njoftuar sot kabineti i shefit te OKB-së redaksine e gazetës zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Sekretari i Përgjithshëm i është mirënjohës zonjës Miculescu për kontributin e saj në punën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd gjatë mandatit të saj në këtë pozitë.

Si Përfaqësuese e Sekretarit të Përgjithshëm, Znj. Yamashita do të mbikëqyrë aktivitetet e Zyrës në mbështetje të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe në lidhje me zhvillimet rajonale me rëndësi të veçantë për punën e Kombeve të Bashkuara dhe UNMIK.

Znj. Yamashita është një profesioniste me përvojë e Kombeve të Bashkuara, karriera e saj zgjat mbi 30 vjet duke punuar në paqe dhe siguri, diplomaci parandaluese, ndërtim të paqes dhe komunikim, si në Selinë ashtu edhe në terren.

Ajo aktualisht është Zëvendës Drejtori i Divizionit të Azi-Paqësorit të Departamenteve të Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes dhe Operacioneve të Paqes.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...