5.3 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Samiti boteror ne Davos ben « tête-à-tête » dy kryeministrat shqiptar nga Kosova dhe Mali i zi dhe liderë tjere nga ballkani

Kryeministri shqiptar nga Kosova Albin Kurti  sot ne Samitin nderkombëtar Davos mori pjese ne panelin e debatit me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” (Diplomacy Dialogue for the Western Balkans ») njofton nga Forumi Ekonomik Boteror gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nefail Maliqi, Le Canton27.ch
(Nga i derguar special ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos )

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ditën e trete në Forumin boteror në Davos të Zvicrës i shoqëruar nga ambasadori Berne Sami Ukelli në Bernë, po zhillon një aktivitet të dendur ekonomik dhe diplomatik nga takimet e shumta me liderë politik dhe të tjerë nga fusha e biznesit.

Nga Ballkani pos krymenistrit shqiptar nga Mali i Zi, po merr pejse edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të jenë pjese e debatit të panelin me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” (Diplomacy Dialogue for the Western Balkans »

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me kryeministrin shqiptar nga Kosova Albin Kurtrtin në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, njofton nga Davosi gazeta zvicirane Le Canton27.ch

Kryeministri Kurti e uroi kryeministrin Abazoviq për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Kurti e falënderoi Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.

Në një video të publikuar, Kurti dhe Abazovic shihet që për disa çaste bisedojnë me tepër disponim mes vete, dhe në fund realizojnë një shtrëngim të fuqishëm duarsh.

Abazoviq në margjinat e këtij forumi është takuar edhe me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic,

Abazoviq,  ka then se vendi i tij është duke u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, Vuçiq në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviqin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër.

Përkundër që deri tash Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, kryeministri Abazoviq është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Abazoviq disa orë më parë ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin folën për qëllimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Europian.

Zvicra në Davos ben “tête-à-tête” Kuritn dhe Vucicin si deh lideret tjere nga Ballkani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos/Klosters.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion, diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror.

Ky sesion që ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...