15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Salihu: Regjistrimi elektronik po legalizon krimin e pasivizimit të shqiptarëve në Serbi

Regjistrimi elektronik po legalizon krimin e pasivizimit të shqiptarëve në Serbi

Kanë mbetur vetëm disa ditë nga afati i fundit të regjistrimit elektronik të popullsisë në Serbi, i cili ka filluar në 1 tetor dhe përfundon në datën 31 tetor 2022, por për shqiptarët e pasivizuar ky është një fund tragjik, pasi ata po përjashtohen përfundimisht nga procesi i regjistirimit duke humbur kështu të gjitha të drejtat civile të garantuara me Kushtetutën e Serbisë.

Komiteti i Helsinkit, i cili e ka cilësuar pasivizimin e shqiptarëve si “Spastrimi etnik administrativ” gjatë kësaj periudhe të regjistrimit të popullatës ka pranuar disa ankesa nga qytetarë të Serbisë me kombësi shqiptare të cilët nuk janë në gjendje të regjistrohen sepse “sistemi i regjistrimit” nuk i pranon.

Këta shqiptarë që sistemi i përjashton nga regjistrimi janë të gjithë shqiptarë të pasivizuar, të cilët jetojnë në Serbi apo jashtë saj dhe shumica prej tyre nuk kanë asnjëlloj dokument identifikimi.

Haki Hajminoviç, jeton si emigrant në Zvicër prej disa vitesh dhe që prej tre javësh ai është kthyer në vendin e tij, në Tupallë të Medvegjës dhe po qëndron aty për të bërë regjistrimin e tij dhe të familjes së tij si shtetas serb.
Së bashku me shqiptarë të tjetë të pasivizuar ai ka kërkuar që t’i bëhet regjistrimi por kjo nuk është pranuar nga regjistruesja pasi Hakiu rezulton i pasivizuar.

Hakiu në ato momente që i është refuzuar e drejta për tu regjistruar është revoltuar dhe për këtë arësye regjistruesja e ka denoncuar atë në polici me preteksitin se po e kërcënonte. Haki Hajminoviç tani rrezikon të përgjigjet edhe penalisht vetëm se pse ka kërkuar të regjistrohet.

Muharrem Salihu, Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) thotë se “shqiptarët e pasivizuar në Serbi janë të indinjuar thellësisht me përfaqësuesit e tyre, të cilët premtuan se do të regjistroheshin për të rikthyer adresat, ndërkohë atyre u mohohet kjo e drejtë elementare, si veprim i radhës për të mbuluar krimin e pasivizimit, i cili gjithashtu kishte për qëllim që të mbulonte krimin e deportimit të dhunshëm pas luftës në Kosovë.”

LEXO Aktivistët e teatrit distancohen nga akuzat ndaj ambasadorit Soreca
Komiteti i Helsinkit nga ana tjetër apelon që të gjendet një zgjidhje institucionale për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.
Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në vitin 2022, i cili u miratua nga Kuvendi Kombëtar më 7 Prill 2021, nuk përfshin shtetasit vendas të pasivizuar.

Ky ligj parashikon banesat dhe objektet e banuara si objekt regjistrimi, por, nuk parashikon pronarët e tyre – edhe nëse janë shtetas të Republikes së Serbisë.

Duhet të kemi parasysh që popullsisë shqiptare të Serbisë i është bërë një pasivizim sistematik prej shekujsh, por së fundmi pasivizimi ka filluar në kohën e luftës në Kosovë dhe vazhdon edhe tani.

Mijëra shqiptarë të pasivizuar jetojnë në Kosovë pa asnjë lloj dokumenti identifikimi dhe mijëra shqiptarë të tjerë të pasivizuar kanë marrë udhën e emigracionit në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Kjo gjë sipas Muharrem Salihut është krejtësisht e qëllimshme.

“Gjendja reale tani në Medvegjë dhe në komunat e tjera më shumicë shqiptarë është dramatike. Shqiptarët përfudimisht nuk do mund të regjistrohen dhe nuk të kemi në statistika numrin e saktë të shqitarëve që jetojnë këtu. Ky regjistrim është një mjet për të fshirë një herë e përgjithmonë popullsinë shqiptare nga këto troje.” përfundon Muharremi

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...