0.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Rreth 100 persona të vdekur në Florida si pasojë e Uraganit Ian

Florida, 4 tetor -Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në mbi 90, në Florida, raprtojne mediat boterore, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.

Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.

Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Florida besohet se 588.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë.

Disa kompani amerikane, përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, kanë thënë se një pjesë e mirë e banorëve do të kenë qasje në rrymë më 7 tetor.

Ekspertët kanë thënë se kostoja ekonomike e shkaktuar nga Uragani Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë.

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...