1.5 C
Berne
mardi 23/04/2024

Haga mobilizohet perballe aktakuzave per krime ne Kosovë: Gjykatësve Nderkombëtar i Shtohen gjashtë gjykatës tjerë

Hagë, 22 shtator -Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji), njofton gazeta zvicerane « Le Canton27.ch » duke ju referuar burimeve te CSC-së ne Hagë

Gjykatësit, z. Gilbert Bitti (Francë), z. Daniel Fransen (Belgjikë), z. Fergal M. Gaynor (Irlandë), zj. Romina Incutti (Itali), zj. Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe z. Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në Regjistër.

Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe zj, Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetare Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së.

Derniers articles

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...

Çipa rreth Investigimi i RAI3: Një detaj është implikimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Duhet sqaruar nëse ai ka…

Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Aleksandër Çipa, drejtor i News 24 i ftuar në “Open”, tha...

Ne Festivalin e 24-të të filmit ne Gjermani qe fillon neser, në mesin e 100 filmave nga mbare bota, aty edhe filmat nga Kosova...

Bernë, 23 prill -Çdo vit, goEast e transformon kryeqytetin e shtetit Hessian Wiesbaden në një nga vendet më të rëndësishme ndërkombëtare për kinemanë nga...

Serbi (43) para gjykatës zvicerane në Lucern. Akuzohet se goditi me thikë dhe deshi t’ia jep flakën ish-gruas së tij

Nje serb Bojka T. (43) mësohet se ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten duke ndezur një sprej dhe duke e drejtuar spërkatjen drejt saj. Mësohet...

Flamuri i Zvicrës, Kosovës dhe Shqiperisë, në listën e terroristëve, si vende që po e luftjonë ISIS-in

Bernë, 22 prill -Nje adoleshent 15-vjeçar që plagosi rëndë një hebre ortodoks më 2 mars në Cyrih te Zvcrës u radikalizuar në Tunizi dhe...