15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Haga mobilizohet perballe aktakuzave per krime ne Kosovë: Gjykatësve Nderkombëtar i Shtohen gjashtë gjykatës tjerë

Hagë, 22 shtator -Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji), njofton gazeta zvicerane « Le Canton27.ch » duke ju referuar burimeve te CSC-së ne Hagë

Gjykatësit, z. Gilbert Bitti (Francë), z. Daniel Fransen (Belgjikë), z. Fergal M. Gaynor (Irlandë), zj. Romina Incutti (Itali), zj. Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe z. Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në Regjistër.

Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe zj, Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetare Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...