11.3 C
Berne
vendredi 24/03/2023

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i shpjegon kryediplomates shqiptare ne Prishtinë rreth UCK-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar sot gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, duket thënë se gazeta në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj e që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lidhur me kete Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon Donika Gërvallës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Për këto fjalë të Gërvallës ka reaguar redaktori i gazetës në fjalë, Andreas Ernst, duket thënë se gazetari që e ka shkruar tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi indivduale.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i NZZ.

Ernst tutje i ka reaguar Gërvallës edhe për pohimin se pas qershorit 1999 nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK’ja u shpërbë më 20 shtator 1999.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK’ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst.

Derniers articles

Shefqet Krasniqi e përkrah Zelensky-n: Rusët janë të pafe, Zoti e çliroftë atë vend

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, tha se është impresionuar nga urimi për muajin e Ramazanit nga presidenti i...

Presidenti i Amerikës Joe Biden uron myslimanët ne mabre botën muajin e shenjët të Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar komunitetin mysliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit...

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...