10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Reagon Prof. Maloku: Zotëri ZKM Bislimi, me Serbinë po bëjmë negociata e jo dialog!

Profesori Universitar Fadil Maloku, ka reaguar në lidhje me mënyren se si po fillon dialogu Kosovë-Serbi, duke thënë se Albin Kurti, në vend që të gjejë kompromis dhe gjuhë të përbashkët me opozitën aktuale, po gjurmon në alibi të panevojshme tek ca “ekspert, të ish ekipit negociator” të ish qeverive Thaçi dhe Mustafa, shkruan Kosova Post.

“Si qytetar, jam shumë kureshtar, por, edhe i shqetesuar për mënyrat, idetë, konceptet, kornizat, metodologjitë, objektivat…etj. që do i aplikojnë ky grup “ekspertesh”, nē situatat dhe kompromiset e reja, ndaj Serbisë! Do më vie shumë keq, nëse, nga pozicioni i ZvK- e vazhdoni rrugetimin e njohur të binomit Thacit&Mustafa”, ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë:

1. Albin Kurti, në vend që të gjejë kompromis dhe gjuhë të përbashkët me opozitën aktuale, përmes “bedelit” të tij po gjurmon “ekspertiza” të paqena dhe alibi të panevojshme tek ca “ekspert, të ish ekipit negociator” të ish qeverive Thaçi & Mustafa?!

Kjo metodologji eksploruese e gjërave, duke shmangur mendimin, qëndrimin e gjykimin opozitar, në një mënyrë të shti me dyshua që “kompromiset” të reja e tē “dhimbshme” që po i aludon pandalur Presidenti serb Vuçiq, do me i bartë ekskluzivisht në kurrizin e këtyre gjithologëve butak!? Të cilët do paguhen nga tatimpaguesit (pagë të majme, madje deri 3500€!) kosovar si për shërbesat e tanishme, ashtu edhe ato të shkuarat, që u bënë regjimeve, qeverive, e koalicioneve (jo) parimore të pasluftës, s’e kanē fare problem “kompromisin” e aluduar. Sepse, tē njejtit gjitholog edhe më heret me “diagnozat” e tyre tē “sakëta” na e ndihmuan shumë cungimin e sovranitetit (Rambuje) dhe na e vonuan inaugurimin e demokracisë , e sidomos tē asaj që F. Fukujama e shquan si “proces shtendërtimi”.

2. Tani, meqë fare s’jam ka e kuptoj (ZvK. Besnik Bislimin, menagjerin e ndryshimit paraelektoral!)) po e pyes; nëse, mund të ushtrohet fare ndonjë trysni e theksuar ndryshimi të shpresuar me këta” ekspert” gjitholog!? Kur poashtu dihet botërisht, që të njejtit s’kanë as edhe një diplomë apo certifikim për negocim (apo tash si po u thotë Zkm. Bislimi “dialog”!). Si qytetar, jam shumë kureshtar, por, edhe i shqetesuar për mënyrat, idetë, konceptet, kornizat, metodologjitë, objektivat…etj. që do i aplikojnë ky grup “ekspertesh”, nē situatat dhe kompromiset e reja, ndaj Serbisë! Do më vie shumë keq, nëse, nga pozicioni i ZvK- e vazhdoni rrugetimin e njohur tē binomit Thacit&Mustafa.

3. Në këtë kontekst, “ekspertët”e angazhuar të ZvK. Bislimi në procesin e negocimit (apo si po ia kënda atij tē thotë me eufemizëm; “dialogut”) me diplomacinë më ofensive të rajonit të Ballkanit, pra të asaj të Serbisë, pritet qē “ekpertizën” e tyre (kinse) profesionale t’ ia ofrojnë pastaj vetëm KM Kurti për të vendosur pastaj. Mua më duket që gabimi që e kanë bë Thaçi&Mustafa, s’do tē duhej ta përsërit KM Kurti. Sepse, as me ligje e as me Kuahtetutë nuk parashihen si adresë e vetme vendimarrëse dhe konsultimi, ajo e KM. KM Kurti, jam i sigurt që nuk do bie në këtë grackë “diplomatike” tē ekspertëve gjitholog. Sepse, monopolin mbi (interesat shtetërore dhe ato kombëtate, sidomos) negociatat me Serbinë ku në vazhdimësi janë cenuar interesat shtetërore dhe ato kombëtare të Kosoves, nuk e ka vetēm Kryeministria, por, edhe Kuvendi (që sipas ligjit; gatitun duhet t’i rrin qeveria) bashkë me Presidenten.

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...