16.4 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ragip Xhaka (babai i Granitit) i reagon ashpër Zana Avdiut

Zana Avdiu ishte e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit”.

Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.

Ragip Xhaka tha se Avdiut duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaç.

Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaë, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç.

Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në nje tv kosovar

Pas kesaj interviste me babain e Granitit, Ragip Xhaken, Zana Avdiu eshte në panik. Ajo ka deklaruar se ka « marrë mijëra kërcënime nga e gjithë Evropa »

Zana Avdiu, nje feministe ne Kosovë pasi e fyu Granit Xhakën, gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Si rezultat, babai i saj e kërcënoi atë drejtpërdrejt në televizion – dhe që atëherë ajo ka nevojë për mbrojtje nga policia.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...